Berisha sulmon qeverinë për shpopullimin: Kemi humbur 35% të popullatës në Shqipëri! Qytetarët largohen se s'ndihen të sigurt

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama për shpopullimin e vendit. Sipas tij, në 8 vite janë larguar 35% e popullatës pasi nuk ndihen të sigurt.

Sipas Berishës, deri më sot asnjë komb nuk ka humbur kaq shumë sa Shqipëria për shkak të keqqeverisjes. Në konferencën ‘shpopullimi ose zhbërja’, Berisha tha se Shqipëria ka arritur statistikën që nuk e ka pasur kurrë në histori.

“Në 8 vite kemi humbur vetëm në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë, mbi 1 milion nëse llogarit edhe vendet e tjera, pra rreth 35 përqind të popullatës në Shqipëri.  Kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë në histori.

Nga viti 2014 gjer më sot, numri i shqiptarëve pakësohet në mënyrë të rrufeshme sepse janë krijuar kushtet e kalkulueshme për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Një nga kushtet më themelore është pasiguria e plotë në të cilën sot jetojnë shqiptarët në këtë vend", tha Berisha. 

Sali Berisha hodhi akuza edhe për numrin e të arrestuarve në vitin 2015 duke thënë se nga 37 mijë persona të vënë në pranga, 80% e tyre ishin për çështje civile.

Vetëm në një vit, në vitin 2015 në mos gaboj, janë arrestuar 37 mijë shqiptarë. 80 përqind u arrestuan për çështje civile, që nuk mund të ndodhë përveçse në atë vend që nuk njeh ligjin, përveçse aty ku bëhet gjithçka për të dhunuar qytetarin, për t’i nxirë jetën, për t’i bërë të pamundur që të jetojë. Statistika e vitit 1946 tregon se u arrestuan 17 mijë shqiptarë, kaq u arrestuan”, tha Berisha.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • George: 30/03/2023 14:00

    Ne kemi ikur dhe te tjere do te ikin, sepse gjykatat ne Shqiperi kane rene ne gjunje perpara perbindeshit te Vicidolit dhe cakallit te Cepanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!