Berisha: Të çohet kryeministri të mbyllë një kopsht, është çnjerëzore! Shqipëria është sovrane jo vasal i Turqisë, s’është puna jonë me kë ka probleme Erdogani

 

Berisha ka komentuar edhe mbylljen e kopshteve dhe shkollave turke ku i cilësoi si çnjerëzore. Ai u shpreh gjithashtu se Shqipëria është një shtet sovran dhe jo vasal i Turqisë.

‘Të mbyllësh një kopesh shembullor, ça u thotë ky. Për problemet ideologjike që ka Erdogani me Gylenin janë probleme të Turqisë jo të Shqipërisë. Nga Shqipëria ne nuk do lejonim kurrë që të lejoheshin akte dhe provokime turke. Po këto janë akte çnjerëzore, të çohet kryeministri të mbyll një kopsht...

Kanë një program ata... dhe dëgjoni sa e rëndë është kjo, se mbylli dhe kolegjin. Në çdo vend të botës, kjo shkollë plotësisht legjitime në harkun arsimor do shkonte në gjykatë, po kjo s’ndodh në një vend ku s’ka drejtësi. Ka drejtësi karnavalesh.

Ata fëmijë që u mbyllën shkollën sot ai s’merr vendim se u duhen vite. PD Shqipëria është shtet sovran s’mund të jetë vasal i askujt. Ai gazetari që u përzu ne po e studiojmë rastin e tij, po a ndoqën rregullat e duhura apo u mor në celular Edi Rama.’- tha Berisha.  


Lajmi kryesor:

Mbyllja e kolegjit turk, Rama: Zbatuam ligjin, Kolegji shiti ambientin që kishte lejen për qëllime fitimi! Opozita: S’është puna jonë me kë ka probleme Erdogani


G.MO/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush