Berlini mirëpret ‘European Film Awards’, filmat që do të nominohen për çmime

Berlini mirëpret ‘European Film Awards’, filmat që do të nominohen për çmime

Foto nga ‘European Film Awards’, 2018

Në Berlin do ndahen çmimet e Festivalit Europian të Filmit, një evenimet i nisur në vitin 1988, kur muri i Berlinit ende nuk kishte rënë.

Në atë vit një grup filmash krijues prestigjiozë europianë, me anëtarë të Akademisë Evropiane të Filmit bashkuan forcat për të mbrojtur kinemanë e pavarur evropiane.

Ata krijuan “European Film Awards”, ku  çdo vit nominojnë filmin, aktorin, aktoren, regjisorin më të mirë evropian, etj.

Në krye të nominimeve për Filmin më të mirë dhe Regjinë më të mirë është regjizori italian Marco Bellocchio me filmin, ‘Il Traditore’, ku trajtohet historia e të penduarit të Cosa Nostra, Tommaso Buscetta, film i cili do të përfaqësojë Italinë në ‘Oscar 2020’.

Tjetër film është “The Favorite”,  me regji nga greku  Yorgos Lanthimos.

Një prodhim britanik me kast të përbërë nga gra, duke përfshirë Emma Stone e Rachel Weisz.

AktorJA Olivia Colman si Mbretëresha Anne në një rol që tashmë e ka fituar Oskar këtë vit për aktoren më të mirë.

 Filmi është një dramë komedi në lidhje me lojërat e pushtetit midis dy grave të mbyllura në një betejë për t'u bërë zonja e pritur e mbretëreshës Anne.

J’accuse”, nga regjisori Roman Polanski do të nominohet për të fituar një çmim, por duket se do të vuajë nga polemikat rreth përmbajtjes, ku trajtojhet  për përdhunimin e drejtorit.

 Jean Dujardin, i cili tashmë ka një Oskar për “The Artist” është një nga të preferuarat për çmimin Aktori më i mirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët