Berlusconi ndahet nga partnerja pas 12 vitesh, fillon të shoqërohet me deputeten

Berlusconi ndahet nga partnerja pas 12 vitesh, fillon të shoqërohet me deputeten

Marta Fascina, Silvio Berlusconi dhe Francesca Pascale

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është ndarë nga partnerja e tij pas një marrëdhënie 12-vjeçare.

Sipas medias së huaj, miliarderi 83-vjeçar dhe 34-vjeçarja Francesca Pascale do të qëndrojnë miq.

Pascale dikur tha në një intervistë se i kërkoi Berluskonit të martohej me të çdo ditë.

"Unë do ta mbaj të dashur gjithnjë. I uroj gjithë lumturinë në botë dhe shpresoj se ai gjen dikë që do të kujdeset për të ashtu si unë ”, tha ajo.

Mendohet se ai është në një lidhje me 30-vjeçaren Marta Fascina, deputete nga partia e tij.

Pas shfaqjes së fotove nga paparacët ku ish-kryeministri dhe Fascina dolën nga një hotel në Zvicër duke shëtitur qenin e Pascale, filluan dyshimet.

Mediat italiane raportuan në vitin 2014 që Pascale bleu një fustan martese për të festuar divorcin e Berluskonit nga gruaja e tij e dytë, Veronica Lario.

Lario, e cila ka tre fëmijë me Berluskonin, tha në atë kohë që ajo nuk mund të duronte më skandalin e tij, ku flitej se kishte paguar një 17-vjecar për të kryer marrëdhënie seksuale me të .

Ajo vuri në dyshim gjendjen e tij mendore dhe u nda pas 19 viteve martese.

Berluskoni u dënua në vitin 2013 me shtatë vjet burg, edhe pse megjithëse kjo çështje u rrëzua më vonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët