Bes Kallaku rrëfen përmbajtjen e filmit të tij të parë, 'Falco'

Bes Kallaku rrëfen përmbajtjen e filmit të tij të parë,  'Falco'

Foto e 'Falco'

Me datë 20 Nëntor në kinema do të transmetohet filmi i Bes Kallakut, i titulluar "Falco".

Filmi është pasqyrim i realitetit shqiptar, sjellë me nota komike,ku do të jenë pjesë persoanzhe të njohur nga publiku.

Gjithashtu aktori ka marrë shumë urime nga miqtë për filmin e tij të parë.

Dhe një nga ata është dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata,  e cila e ka uruar Besin me anë të një postimi në Instastory.

“Suksese o shoku i kursit në filmin tënd të parë. Bekime”, ka shkruar Elvana, duke nënkuptuar se ata kanë studiuar bashkë.

Së fundmi Besi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “RTV Ora”,  ku ka treguar subjektin e ‘Falco’.

Besi ka rrëfyer se pjesë e filmit është dhe dalja e opozitës nga Kuvendi. PA- Partia Para Albania, e ka nismën nga para Laçi.

Ky film është një pasqyrë realiteti e të gjithë këtyre viteve të fundit. Vjen në mënyrën më komike të mundshme dhe e kemi sjellë aq bukur siç dinë ta pasqyrojnë artistët”, është shprehur Besi.

Sipas tij, “Falco” punon në Itali dhe ka një ndërmarrje pastrimi dhe gjelbërimi. Më pas ai vjen në Shqipëri sepse 4 deputetë kanë dhënë dorëheqjen.

Filmi nis pasi opozita ka dorëzuar mandatet.

“Unë si i 5-të  në listën e Lezhës më takon mandati i deputetit dhe nga kapuçi i hajdutit shkoj dhe vesh kostumin e politikanit”, ka treguar  ai në studio.

Filmi i parë i aktorit të dashur të humorit është duke due u pritur me padurim nga fansat.

Foto nga filmi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beko collaku: 30/12/2019 00:57

    Falco

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor