Besa Shahini vizitën e Kosovë, takim me homologen: Prezantova nismën e 'Parlamentit të Nxënësve'

Besa Shahini vizitën e Kosovë, takim me homologen: Prezantova nismën e 'Parlamentit të Nxënësve'

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini me homologen në Kosovë, Hykmete Bajrami

KOSOVË- Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvilluar sot një takim në Prishtinë me homologen e saj Hykmete Bajrami, Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë.

Siç njofton zyra e shtypit të ministrisë, ky takim u zhvillua në kuadër të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në projektet e përbashkëta mes dy vendeve.Ministrja Shahini prezantoi para homologes së saj disa prej nismave të suksesshme të ndërmarra në Shqipëri:

“Prezantova nismën e "Parlamentit të Nxënësve" si këshilltarin tim në fuqizimin e zërit të të rinjve, si dhe portalin "Mësues për Shqipërinë" si mekanizmi që ka rikthyer tashmë në sistemin arsimor cilësinë, meritokracinë dhe transparencën” - u shpreh Shahini në rrjetin e saj social.

Ndër të tjera, Ministrja Shahini tha se "Në vijim, do të intensifikojmë programin e shkëmbimit të nxënësve "Si N'Shtëpinë Tënde" dhe do të rrisim shkëmbimet e studentëve dhe pedagogëve për cilësi më të mirë të arsimit të lartë".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arsim Dashesi: 21/02/2020 18:53

    Futja Kot me keto, te pakten mos ja u thuaj edhe Kosovareve.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurti pas vendimit të Asamblesë: Me Kosovën, KiE fiton një demokraci të re e të gjallë

Kurti pas vendimit të Asamblesë: Me Kosovën, KiE fiton një demokraci të re e të gjallë