Beteja Berisha-Basha, Shehi te ‘5 Pyetjet’: Luftë mes ‘shefit të ri dhe të vjetër’ kush do kontrollojë PD, debati po shkon në akuza personale që po dëmtojnë opozitën

TIRANË- Debati mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se po bëhet për interesa se kush do të kontrollojë partinë, e ndërsa tha se kjo luftë me akuza personale po e dëmton jo vetëm PD-në, por opozitën në tërësi. Këto deklarata Shehi, i bëri në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ku tha se kjo situatë që ndodhet aktualisht partia më e madhe në opozitë, pritej. 

“Nuk ka asnjë debat të brendshëm, kush është e mira e kush është e keqja. Debat mes shefit të vjetër dhe shefit të ri, dhe po bëhet kush po kontrollon oborrin, për sa kohë që mund të mbetet në rrafshin politik, për mua është e pranueshme, sa kohë do të diskutohet kush e gabuar, kush ka qenë pikat më të rënda, e konsiderojë të pranueshme, kur debati shkon në akuza personale, gjykojë që opozitës do i bëj dëm. Nuk jemi më në rrafshin politik”, tha Shehi.

Berishën, Shehi, e quan një aset, por edhe një barrë elektorale dhe për këtë jep argumente. Në ndryshim nga shumë demokratë, rikthimin e Berishës në krye të PD-së, nuk e sheh në të mirë të partisë, edhe pse thekson se nuk beson se një gjë e tillë nuk beson do të ndodhë.

“Berisha dhe aset elektoralë dhe barrë elektorale. Kjo sepse ka goxha mbështetës nga pas dhe këtë nuk e mohon kush, tani me një konflikt ë hapur me SHBA dhe me një pjesë të shqiptarëve është edhe një barrë. Nëse Berisha merr drejtimin e PD, edhe pse nuk e besoj, bëhet një parti më luftarake, më agresive, por është më e vogël, s’ka si të jetë më e madhe. Ideja që këtë punë e bën Berisha, për mua nuk vlen, jo vetëm nga kjo analizë elektorale, por edhe nuk mund të bëhesh “3 herë nuse”, tha Shehi.

Në këtë betejë, Shehi thotë se të dy janë humbës, referuar 'babait dhe biritl politik' dhe duhet që të rithemelohet opozita nga e para. 

“Të dy janë humbës, në një farë mënyrë do fillojmë nga e para, a do konkurrojmë të gjithë, a do ta rithemelojmë opozitën shqiptare, opozita është një nocion më shumë se vetëm PD, se po të ishte vetëm kjo, aq mund të mbetej. Pse u dashka kjo monolizëm në vend, kur je socialist i drejtohesh njërit dhe demokrat vetëm tjetrit”, tha ai.

Si një aleat i PD-së, ndonëse ka rezerva për këtë bashkëpunim, Shehi, thotë se nuk bën pjesë në listën e atyre personave që besojë se ka një pakt të fshehtë mes Bashës dhe Ramës. Ai thotë se nuk e beson që të ketë ndodhur një gjë e tillë, por thekson se nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë kjo do ishte shumë herë më e keqe se vetë keqqeverisja e Ramës.

“Nuk kam arritur në këtë pikë që të besoj se ka bashkëqeverisje, do ishte një dëm shumë më i madh se keqqeverisja e Ramës, kjo keqqeverisje është vazhdimisht e denoncuar nga kjo lloj opozite”, përfundoi Shehi në Report Tv.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Varianti afrikan mbërrin në Europë, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid edhe në vendin tonë?



×

Lajmi i fundit

John

Rreshtoi arritjet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare përmes një videoje, ministrja e Jashtme uron: Gëzuar ditën e flamurit