'U kurua në Turqi?'/ Veliaj flet pas shërimit në Report Tv: S'jam nga ata që kanë shtëpi në Holandë e që kapin 4 vila për 6 muaj! Djali u prek i pari, 10 ditë më dhimbte çdo kockë (VIDEO)

TIRANË- Pasi u shërua nga COVID-i, kryebashkiaku Erion Veliaj ka rrëfyer për mikrofonin e Report Tv betejën e tij 14 ditore me këtë virus. Ai ka sqaruar se ka qëndruar në karantinë për 14 ditë në shtëpi, dhe kurrsesi nuk ka qenë për mjekim të specializuar në Turqi apo në Itali . Një lajm i tillë, Veliaj e cilëson si një "sulm nën brez nga kundërshtarët", teksa nuk i ka kursyer ironitë për kundërshtarët e tij në opozitë.

"Nuk kam shkuar as në Turqi, aq në Itali. E di që kundërshtarët po gjejnë diku që të kapen, nuk jam kryetar bashkie që ka shtëpi në Hollandë, që për 6 muaj kap 4 vila. As kryetar bashkie që vë gjobë, jam një kryebashkiak që punoj më shumë dashuri. Nëse kundërshtarët kanë një alternativë më të mirë, meqë po afrojnë zgjedhjet, bujrum, por me rrena dhe sajesa, nëse isha duke vdekur dje në Turqi, s'mund të isha këtu fizikisht. Kështu për të gjithë ata, i mëshiroj, i kam falur", tha ndër të tjera Veliaj.

Ka qenë i pari djali i tij i vogël, Kajan që ka shfaqur simptoma, me temperaturë të lartë 38 gradë për 2 ditë rresht. Nisur nga fakti se është ende shumë i vogël, në pritje për t'i dalë dhëmbët e parë apo se mund të ishte një vizorë e stinës, Veliaj tha se nuk menduan se ishte infektuar me COVID-19. Por më pas të njëjtat simptoma pati edhe bashkëshortja, Ajola dhe më pas edhe ai. 10 ditët e para i cilëson si më sfiduese, ku çdo kockë e muskul i dhimbte, madje ishte aq i pafuqishëm sa të ngrihej nga krevati për të shkuar në tualet.

"Ishin takime jashtë pune. Asnjë nga kabineti i punës nuk rezultoi pozitiv, kështu që unë isha i vetmi. Ne e kaluam të gjithë në shtëpi, fillimisht u sëmurë djali, me temperaturë 38, menduam se kishte dhëmballë, më pas hetimi epidemiologjik tregoi që kishte kaluar ai COVID, bashkëshortja dhe pastaj unë. Dhe u futa në karantinë. Ishin dy javë sfiduese, nuk ia uroj as armikut më të madh. (...)Kam pasur 10 ditët e para që më dhimbte çdo kockë, muskul, i pafuqishëm për të shkuar dhe në tualet. E kam parë veten gjithmonë shumë fizik, ishte shumë dekurajuese", tha Veliaj.

Përballë gazetarit Arsen Rusta, numri 1 i Tiranës ka zbuluar planet për Tiranës, ku më të rëndësishme vlerëson procesin e Rindërtimit, teksa shprehet i bindur për një mandat të tretë. Për të Shqipëria ka nevojë për një mandat të tretë të kryeministrit Edi Rama dhe të PS.  

VIDEO -Intervista e plotë  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Nga Teatri i ri Kombëtar, tek shtëpitë dhe shkollat e reja, Veliaj tregon planet ambicioze për Tiranën (VIDEO)

Pas izolimit dhe shërimit të plotë prej COVID-19, Kryebashkiaku Veliaj i është rikthyer axhendës së ngjeshur të punës. Duke folur për Report tv, Veliaj prezantoi disa prej projekteve të Bashkisë së Tiranës, ku padyshim projekti më i madh është ai i rindërtimit.

“Sapo kemi filluar lotin tjetër në Kashar. Ka filluar edhe një lot tjetër në zonën rurale, ka filluar loti në Baldushk. Angazhimi ynë është që deri për vit të ri secili të hyjë në shtëpitë e reja në zonat rurale, ku shtëpitë janë individuale.  Kemi filluar lotet e shkollave, janë 11 shkolla të reja që do bëhen në Tiranë, përfshirë shkollën time të vjetër “Sami Frashëri”, një superkoncept. Po shfrytëzojmë këtë mundësi për rindërtim për t’i bërë gjërat jo vetëm më të reja por edhe më të forta, sigurisht edhe më të mëdha. Duam që të evitojmë nga “Sami Frashëri” turnin e dytë.
Ka një mega-kantier mes përmes Tiranës që lidh sheshin “Skënderbej”, qendrën ku mblidhen të gjithë kanalizimet e Tiranës përgjatë rrugës së Durrësit, për t’i lidhur me kanalizime që ne i kemi mbaruar që vjet, me Zogun e Zi. Një kantier tjetër është kopshti zoologjik. Po bëhet një transformim total, kemi pasur një grup arkitektësh gjermanë të cilët punuan për disa vite për të arritur në një koncept I cili largohet nga koncepti I vjetër. Tani e tutje do jetë jo vetëm një hapësirë higjienike por edhe ndoshta kopshti zoologjik më i bukur në Ballkan, jo vetëm si hapësirë për kafshët por edhe si një hapësirë didaktike për fëmijët, ku me situatën e Covid gjithmonë e më shumë klasa do bëhen në natyrë”, tha Veliaj. 
Ai bëri të ditur se një projekt tjetër ka të bëjë me teatrin e ri kombëtar. “Ne kemi bërë sondat e para dhe kemi parë , le të themi gjendjen gjeologjike, ndaj besoj që deri në fund të këtij muaji ne do të kemi edhe design-in përfundimtar, tani edhe me studimin gjeologjik për teatrin e ri kombëtar dhe besoj ajo që do jetë një ndër projektet më të bukura të këtij viti”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se në shtator do të fillojë ndërtimi tek Piramida. “U vonuam pak prej situatës së tërmetit, se duhet të bënim , siç po bëjmë për pallatet, do të duhej të bënim edhe ritestimet sa mban. Lajmi I mirë është që Piramida mban, I ka kaluar testimet, edhe testin e çelikut dhe atë të betonit, ndaj ne do të fillojmë. Fillimisht do I fillojmë klasat e kodimit tek stadiumi, duke qenë se ka shumë hapësirë atje për konferenca dhe për klasa të mëdha dhe më pas do transferohemi tek shtëpia përfundimtare që do jetë Piramida”,
deklaroi Veliaj.

Ora 11:42
Veliaj apel të rinjve në plazh: Ruani veten, mund të sillni fatkeqësi në shtëpi dhe t'ju mbetet peng gjithë jetën (VIDEO)

Në fund të intervistës së tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një apel për të rinjtë, që të tregojnë shumë kujdes, për të mirën e familjarëve të tyre.

"Apeli për të rinjtë në plazh, dashurinë duhet ta tregosh nëse e ruan vetën se mund të sjellësh një fatkeqësi në familje dhe ai merak do të mbetet peng gjithë jetën. Askush nuk është shumë i ri, kur imagjino se dhe bebet mund ta mbartin, dikush që nuk është bebe dhe mund të evitojë kontaktet duhet të sillet si i rritur", tha Veliaj.

Ora 11:39
Veliaj: Nëse del vaksina anti- COVID në botë, një lider si Rama do e sillte shpejt në Shqipëri! (VIDEO)

Në intervistën e dhënë për Report Tv, kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur i bindur se PS-ja do të marrë një mandat të tretë, kjo sepse sipas tij vendi ka nevojë për një qeverisje dhe një kryeministër si Edi Rama. Ai ka bërë edhe një krahasim me atë se çfarë ndodhi në Liban. Ai thotë se Rama, me atë që përfaqëson arriti të mblidhte më shumë ndihma për tërmetin, se shteti i Libanit pasi është shumë e rëndësishme se kush e drejton një vend.

"2020 do më gjej në fushatë, se unë jam përditë në fushë. Se unë nuk mendoj se fushata është që të ngjitesh në podium dhe të shah dynajnë apo të vësh gjoba për vila si në det si në lagjet ekskluzive. Fushata më e mirë është punë. Besoj se Rama dhe PS do kenë një mandat të tretë se Shqipëria ka nevojë për një mandat të tretë të PS dhe të Ramës. Ka nevojë për rindërtimin, dhe nuk më rezulton se ka njeri në opozitë që di ta bëjë këtë se kur e kishin bashkinë e Tiranës të paktën nuk do u ngecte Sahati dhe do të ndërtonin një shkollë. Kështu që dikush që e kupton rindërtimin, dikush që është vlerësuar si kryebashkiaku më i mirë në botë, si Edi Rama. Le të bëjmë një krahasim, s'dua të bëj krahasime për fatkeqësitë, por që tregon për peshën e atij që drejton. Në Liban ndodhi një fatkeqësi e madhe në Liban dhe tërmeti në Shqipëri. Rama arriti të ngrinte 3-fishin e fondeve. Që do të thotë ka shumë rëndësi se kush e drejton. Nëse një ditë do të dalë vaksina dhe do ketë një garë mes kombeve, një lider si Rama do e sjellë më shumë shpejt vaksinën, se një tjetër që njeriu më të famshëm dhe të fortë që njeh është kunati i tij. Na duhet një lider që e njeh rindërtimin, urbanistikën, që ka respektin e botës, është kryetar i OSBE. Është mik personal me shumicën e kokave të saj. Shqipëria ka nevojë për një mandat të tretë të Edi Ramës dhe të PS. Është një forcë di të rindërtojë, që është një forcë që sa herë e ka marrë vendin nga shkatërrimi i piramidave dhe nga tërmeti, ka qenë zgjuar në orën 03:54 kur ka rënë tërmeti dhe kështu ka qenë zgjuar sa herë që ka pasur një sfidë. Jam e bindur që do të jetë forcë e parë, por punojmë fort që të jemi bindëse, pa bishta, pa kompromise, nëse këta po e bëjnë këtë gjë në opozitë, imagjinoni në qeveri. Dilni përpara dhe shikoni bashkinë e Tiranës, një parking me biçikleta dhe shikoni parkingun e PD si një auto sallon 'Range Rover" dhe aty e kuptoni se ato nuk e dinë varfërinë apo hallet e njerëzve dhe as nuk kanë dëshmuar që dinë të bëjnë shtet. Jo me fjalë për me punë që Rama të jetë kryeministër në mandatin e tretë", tha Veliaj.

Ora 11:24
'U kurua në Turqi'/ Veliaj: S'jam nga ato kryebashkiakë që kanë shtëpi në Holandë e që kapin 4 vila për 6 muaj (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sqaruar se ai është kuruar në shtëpi, nuk është larguar në asnjë vend e aq më tepër në Turqi, siç u raportua në disa media. Sipas tij, kjo është një "goditje nën brez" nga kundërshtarët e tij.

"Nuk kam shkuar as në Turqi, aq në Itali. E di që kundërshtarët po gjejnë diku që të kapen, nuk jam kryetar bashkie që ka shtëpi në Hollandë, që për 6 muaj kap 4 vila. As kryetar bashkie që vë gjobë, jam një kryebashkiak që punoj më shumë dashuri. Nëse kundërshtarët kanë një alternativë më të mirë, meqë po afrojnë zgjedhjet, bujrum, por me rrena dhe sajesa, nëse isha duke vdekur dje në Turqi, s'mund të isha këtu fizikisht. Kështu për të gjithë ata, i mëshiroj, i kam falur. Apeli për këta kjo gjuhë e urrejtjes, dikë mund ta kesh inat, por munde me ide dhe me punë, por jo me goditje në brez, jo lajme të rreme dhe kulturën e përçarjes, duhet të bashkohemi, kur vjen puna te sëmundje, tërmeti, investimet për fëmijët, jo të jemi të përçarë. Kjo gjuha e mllefit dhe urrejtjes duhet të venitet. Nuk është pjesë e kodeve shqiptare dhe cvivilizimit perëndimor. Ndaj besoj që tipikisht sa herë që kundërshtari ka sulmuar ditë me gjuhën e urrejtje, ka humbur. Për sa kohë është formulë humbëse, a mos ia vlen se me dashamirësi dhe projekte ne të bëjmë një betejë, se me goditje në brez.

Nuk jam larguar asnjë ditë nga shtëpia, jo nga Shqipëria. kam impresionuar nga mjekët, se mendoj që nuk kanë asgjë mangët se kushdo që e bëjnë këtë punë në Turqi apo Itali. Edhe kur unë kisha pak mëndjelehtësi se kjo "temperaturë do të kalojë". Insistimi për t'i qëndruar protokollit. Më bëri sot të shërohem se sa diku ku do më shihnin si statistikë", tha Veliaj. 

Ora 11:18
U infektua me COVID/ Veliaj: Në 10 ditët e para më dhimbte çdo kockë! U gëzova se mijëra qytetarë u shqetësuan për shëndetin tim (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar se 10 ditët që nga mësoi se ishte prekur me COVID, ishin shumë më agresive, teksa është ndalur të flasë edhe për recetën e tij të të kuruarit.  AI kujdeset të vë theksin se kjo recetë është e ndryshme për njerëz të ndryshme.

"Bashkëshortja 1 javë përpara meje, isha i fundit i familjes, por tani janë shëndosh e mirë. Nuk e kisha menduar kurrë që mijëra njerëz do të kujdeseshin për mua. Jam mirënjohës, në pamundësi për t'iu përgjigjur. Kam pasur 10 ditët e para që më dhimbte çdo kockë, muskul, i pafuqishëm për të shkuar dhe në tualet. E kam parë veten gjithmonë shumë fizik, ishte shumë dekurajuese. Nuk ka pasur asnjë lloj heroizmi, se njerëzit e kalojnë ndryshe. Nuk ka një recetë, s'mund të merrnim një medikamet për shkak të mëlçisë, që nga koha kur isha në grevë urie. Duhet t'i besojmë mjekëve. Hollues gjaku, shtesë në vitamina  C dhe D dhe injeksonte antiinflamatore. Një infermiere nga spitali publik vite dhe më bëte injeksione, ajo që dua të them është çfarë është trajtimi i një personi nuk është për një tjetër. Nuk dua të flas për recetën time se çdo njeri e ka ndryshe. Parandalimi është më i rëndësishëm, tha Veliaj.

Ora 11:17
Veliaj përshkruan simptomat e para dhe momentin kur mësoi lajmin se ishte pozitiv me COVID (VIDEO)

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në intervistën për Repor Tv ka treguar simptomat e para dhe momentin kur mësoi se ishte i prekur me COVID-19. Ai tregon se ka qenë në bashki dhe kishte në agjendë një lidhje online në momentin kur filloi të shfaqte simptoma.

"Ishte mesditë më bashki, kisha këputje, duhej të bëja një lidhje online, por e anulova mbledhje. Thash mos ishte pagjumësi, më pas pata djegie në fyt dhe këputje që u bë më e theksuar nga pasditja. Më pas lajmërova shërbimin, bëra testin. Nga darka më erdhi përgjigja dhe menjëherë ndërpreva kontaktet dhe u karantinova. Kam mbajtur lidhjet me spitalin 'Shefqet Ndroqi', mjekët shqiptarë janë heronj. Mjeku Përlat Kapisyzi më jepte zemër mbështjetje, ndërsa infermierja Adelina më bënte injeksionet që duheshin. Kam pasur një eksperiencë të shkëlqyer", tha Veliaj.

Ora 11:07
Veliaj për Report Tv: Djali shfaqi simptomat i pari! Kishte temperaturë 38 për dy ditë resht! Ja ku u infektova (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se nga hetimi epidemiologjik, ka rezultuar se ai është infektuar në takimet familjare, teksa ka zbuluar se ka qenë fillimisht djali i tij, Kajan që kishte shfaqur i pasi simptomat, më pas bashkëshortja dhe ai.

"Ishin takime jashtë pune. Asnjë nga kabineti i punës nuk rezultoi pozitiv, kështu që unë isha i vetmi. Ne e kaluam të gjithë në shtëpi, fillimisht u sëmurë djali, me temperaturë 38, menduam se kishte dhëmballë, më pas hetimi profesional tregoi që kishte kaluar ai COVID, bashkëshortja dhe pastaj unë. Dhe u futa në karantinë. Ishin dy javë sfiduese, nuk ia uroj as armikut më të madh. Pak kujdes nuk na bën keq", tregon Veliaj.

Ai thotë se tani më gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe se ky virus e ka shfrytëzuar për të reflektuar.

"Jam mirë, shumë më mirë dhe më ka dhënë mundësi që të reflektoj që të mendoj se ca është e rëndësishme, dhe ne ndonjëherë i fusim një mendje të lehtë po jam bërë pak serioz për çështjet e shëndetit. Për mua ishte një kambanë alarmi që jo çdo gjë duhet marrë me sportivitet. Ne e harrojmë që të qenit në formë na ndihmon që të jemi familjarë dhe qytetar më të dobishëm", tha Veliaj.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/08/2020 01:10

    Z.Veliaj ju uroj shendet!Me behet qejfi qe u sheruat familjarisht,por kujdesuni me shume per veten,se po shoh qe dukeni Akoma pak I dobesuar e I lodhur.Ruani shendetin,pa punet e mira do behen kur t'ju vije koha.Keni perkrahjen time dhe te gjthe atyre qe e duan Tiranen.

    Përgjigju
  • Roza: 14/08/2020 00:31

    Te shkuara Erion, nuk mund te ndodhte ndryshe por Ta kaloje kete semundje sepse je I forte dhe shume pozitiv. Admirimin tim dhe Te familjes dhe shoqerise time Respekte, Roza

    Përgjigju
  • Hoho: 13/08/2020 22:08

    Po kocka e b*thes mor te q*fsha r*bt a te dhimbti?

    Përgjigju
  • Dita: 13/08/2020 17:31

    Sa surrat i urruer ja bere o ditezi! Nuk te shikon dot njeri me sy, je bere si llazore kur del tv.

    Përgjigju
  • A. N.: 13/08/2020 17:13

    A ishte all inclusive aty ku shkoi te pakten?

    Përgjigju
  • Skenderi: 13/08/2020 16:49

    Covid le pasoja te ata qe e kalojne Urojme qe pasojat s't'i ka lene ne tru se po merr ne qaf miletin pastaj

    Përgjigju
    • A. N.: 13/08/2020 22:59

      Te vetmet pasoja qe duken tek ai jane ngjyra me e nxire e trupit. Shpresoj te kete perdorur krem solar se mund ti bije edhe lekura.

  • Ben Tironci: 13/08/2020 16:49

    Forca Lali te hane mu.. shpellaret

    Përgjigju
  • Lleshi: 13/08/2020 16:29

    Lali Eri mire ma kalove me pushime se gusht eshte ! Gjithe dy javshin e pare e marin, rendesi ka tee me jesh kenaqur ore Lali pa lene sec flitet shiko familjen e de kane nevoje per pushim

    Përgjigju
  • Lali kari: 13/08/2020 16:26

    ka bere kure ne Thailande my prandaj u sherua...mire ja beni ketij populli!

    Përgjigju
  • Tonini: 13/08/2020 15:02

    Mashtrus. Shiko sa i nxire eshte...sa vete genjeshtrat qe nxjerr nga goja e felliqur. Vendosini nje gjobe 20.000 lekeshe se e keni me akt normativ pfff

    Përgjigju
  • Fuat: 13/08/2020 15:01

    Sa qenka nxi tu nejt ne shpi

    Përgjigju
  • elio: 13/08/2020 14:37

    qenke nxire si shume, apo ne tarace?

    Përgjigju
  • Poli: 13/08/2020 14:03

    Po maske pse nuk mban? Estrade Ballshi

    Përgjigju
  • Lui: 13/08/2020 13:17

    Lali Eri, ti shyqyr qe u sherove dhe e kalove jo rende dhe uroj qe te gjithe ata qe jane prekur ta kalojne sa me lehte. Por doja te te them dicka. A te kujtohet qe dilje dhe inauguroje kende lojrash neper Tirane, beje takime me banore neper rrethinat e Tiranes, kur nderkohe mjeket dhe kryeministri yt dhe i yni keshillonin mos rrini me afer se 1.5 metra. Ti nderkohe dilje e me kalamajt ne preher e siper kokes duke bere reklame per punet e bashkise. Nuk ke dhene shembullin qe duhet, dhe ja te zuri edhe ty covidi. Mos ki merak per reklama se ke bere pune qe nuk kane nevoje per reklame. Kujdesu per veten dhe te tjeret lali Eri.

    Përgjigju
  • Hapu dhe: 13/08/2020 12:30

    Ti nuk je nga ato kryebashkiakë që kanë shtëpi në Holandë e që kapin 4 vila për 6 muaj por je nga ato qe e ben dasmen me kursimet e mamit

    Përgjigju
  • Popi: 13/08/2020 12:12

    Kete ta kete parasysh bashkia dhe ministria e arsimit, qe dhe femijet ta sjellin virusin, para se te marre vendim per hapje te shkollave dhe kopshteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim