Beteja për Tiranën, Vokshi: Këlliçi më i avantazhuar përballë Veliajt! Audio për 21 janarin? Është prodhuar në zyrat e qeverisë, të hetohen organizatorët

Deputetja e PD, Albana Vokshi akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për betonizimin e kryeqytetit dhe abuzimin me fondet e rindërtimit të shkollave. Në studion e emisionit ‘5 pyetjet' me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, Vokshi u shpreh se Këlliçi është më i avantazhuar përballë Veliajt në garën për bashkinë e Tiranës sepse është votuar në primare nga simpatizantët dhe anëtarët e PD.

“Qytetarët duhet të votojnë për kandidatin jo për partinë. Kandidati i PD ka dalë nga primaret. Nuk ka dalë as nga skutat as nga bandat. Ka dalë sepse votuan jo vetëm anëtarë por edhe simpatizantë të PD”-tha Vokshi.

Ajo foli edhe për mësimin me turne që zhvillohet në disa shkolla të Tiranës ku ende nuk ka përfunduar procesi i rindërtimit, duke akuzuar Veliajn për abuzim me fondet dhe rëndim të familjeve, duke detyruar prindërit që të marrin fëmijët pas mësimit.

“Jo vetëm që ka kosto të drejtëpërdrejtë në mijëra fëmijë që bëjnë mësimin me turne, por rëndon çdo familje sepse nëna dhe babai detyrohen të lënë punën për të marrë fëmijët. Një shkollë që me fondet e BE, kushton 680 mijë euro standart ndërkombëtar, një shkollë e Erion Veliajt ka shkuar 6 milionë euro, ‘Sami Frashëri’’- shtoi deputetja.

Vokshi nuk la pa përmendur edhe padinë që është dorëzuar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kundër Berishës, Bashës dhe Prendit për 21 janarin, duke deklaruar se sipas saj duhet të hetohen organizatorët e protestës.

“Nuk e kemi problem hetimin e 21 janarit, janë hetuar vetëm gardistët. Ka pasur një puç të tërë që nuk është hetuar. Le të hetohen organizatorët, kush i çoi njerëzit e tjerë në protestë. Këto rikthimet e audiove të prodhuara në zyrat e qeverisë, nuk janë asgjë”- përmendi Vokshi ndër të tjera.

Mes të tjerash deputetja hodhi akuza për ndërtimet e kullave në Tiranë duke thënë se po ndërtoheshin vetëm për pastrimin e parave të pista pasi qytetarët të cilët punojnë ndershmërisht nuk mund të paguajnë çmimin e lartë të apartamenteve që po ndërtohen në kryeqytet.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vin: 24/01/2023 09:43

    me kto laraska qe ka pd svjen ne pushtet dhe per nja 10 vjet

    Përgjigju
  • aleksadros: 24/01/2023 05:18

    21 Janari nuke u prodhua ne zyrat e qeveris po eshte nje ngjarj rale ku mbeten 4 te vrare dhe vrasesit e partis tuaj nuke jane ndeshkuar akoma ,yyyy doni dhe pushtet ju fare e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!

‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!