Betimi i Arta Vorpsit tek noterja/ Denar Biba: Deklaratë për të pranuar detyrën që i ka ngarkuar Kuvendi

Betimi i Arta Vorpsit tek noterja/ Denar Biba: Deklaratë për të pranuar detyrën që i ka ngarkuar Kuvendi

Denar Biba

TIRANE- Nënkryetari i KQZ Denar Biba ka reaguar pas betimit të Arta Vorpsit në një notere për të marrë postin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese. Biba e ka quajtur veprimin e Vorpsit një formë deklarate nga ana e saj për shprehur vullnetin se do të marrë përsipër detyrën që Kuvendi dhe koha i kanë ngarkuar, pasi sipas tij ajo është e vetëdijshme se si është procedura për betimin e anëtarit të Kushtetueses.

"Padrejtësisht, një profesioniste serioze si Arta Vorpsi këto ditë është gjetur në qendër të një situate që vetëm serioze nuk mund te quhet.
Ajo e di shumë me mire se shume të tjerë se si është procedura që Kushtetuta urdhëron për betimin e anëtarit te Gjykatës Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artës, i vetëdijshëm, është thjeshtë shfaqje e njëanshme e vullnetit të saj për të treguar se merr përsipër këtë angazhim të jashtëzakonshëm, që Kuvendi dhe koha ia ngarkoi. Nuk kemi te bëjmë me betimin si anëtare e ardhshme e GjK, por besoj me një deklarate që tregon përgjegjësinë e Arta Vorpsit në këto rrethana.
Sepse Arta që njoh unë, përpara së gjithash, e ka marrëdhënien me emrin e saj të mirë!",
shkruan Biba.

Postimi i plote i Bibes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piku: 14/11/2019 14:57

    Shif zoteri postin tend, boll tregove anesine Pro te madhit. Merru me sugjerimet e OSBE_se per KQZ, per ato jemi te interesuar. Secili te beje punen e vet e te lere tjetrin te beje te tijen. Master of all trades and jack of none.

    Përgjigju
    • Newcastle: 14/11/2019 23:47

      Jack of all trades, and master if none

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës