Betohen 15 gjyqtarë të rinj, emërohen në vendet që liroi vettingu (EMRAT)

TIRANE-Për herë të parë pas vakancave të krijuara nga vetingu, KLGJ ka caktuar 15 gjyqtarë të rinj në rrethe të ndryshme të vendit. Betimi i tyre u bë në një ceremoni publike në mbledhjen e radhës  të mbajtur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Më konkretisht 15 gjyqtarët e betuar ditën e sotme përpara KLGJ janë: Erlanda Agaj, Marko Boshku, Elisabeta Gjoni, Klejda Çapaj, Artur Prenga, Mirjan Mustafaj, Kostandina Kuro, Iva Zemani, Enisa Shahini, Ema Shaolli, Shkëlzen Liçaj, Xhevdet Lika dhe Ligoraq Toshi.

1580321830_158032171115gjyqtaret.jpg

Këta gjyqtarë kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019. Në fjalën e mbajtur nga kryetarja e këshillit Nureda Llagami, u shpreh se gjyqtarët e betuar këtë të mërkurë kanë kaluar në një verifikim të thelluar, të pasurisë dhe figurës përpara emërimit të tyre. Gjithashtu pjesë e rendit të ditës së mbledhjes së KLGJ ishte edhe caktimi në pozicion në gjykatat e vendit të 15 gjyqtarëve të rinj, bazuar në vendet e lira në dispozicion të tyre .

1.      Znj. Erlanda Agaj caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

2.      Z. Marko Boshku caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.

3.      Znj. Elisabeta Gjoni caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

4.      Znj. Klejda Çapja caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

5.      Z. Artur Prenga caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

6.      Z. Mirjan Mustafaj caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.

7.      Znj. Kostandina Kuro caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

8.      Znj. Iva Zemani caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

9.      Znj. Enisa Shahini caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.

10.     Znj. Ema Shaholli caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.

11.     Z. Shkëlzen Liçaj caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

12.     Z. Xhevdet Lika caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

13.     Z. Ligoraq Toshi caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.

14.     Z. Hazbi Balliu caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.

15.     Z. Florin Demollari caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A

Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A