Betohet 3 prokurorët e rinj të SPAK, Meta: Mos u ndikoni nga të huajt, besnik vetëm Kushtetutës

Betohet 3 prokurorët e rinj të SPAK, Meta: Mos u ndikoni nga të huajt, besnik vetëm Kushtetutës

Betimi i prokurorëve të SPAK

SPAK i shtohen 3 prokurorë të rinj duke e çuar numrin total të tyre në 12 anëtarë. Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi u betuan ditën e sotme para Presidentit Meta, i cili nuk kurseu sulmet për ndërkombëtarët duke paralajmëruar që të shmangen ndërhyrjet e huaja në sistemit të drejtësisë.

Betimi para presidentit shënon dhe fillimin zyrtarisht të detyrës së 3 prokurorëve të SPAK dhe nisjen e misionit për të luftuar korrupsioni  dhe krimin e organizuar.  

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”, tha të tre prokurorët e rinj të SPAK para presidentin Meta.

Dritan Prenci dhe Vladimir Mara kanë qenë të komanduar më parë në pozicion të përkohshëm në SPAK, por më 9 maj me vendim të KLP atyre iu besua mandati i plotë 9-vjeçar.

Ndërsa prokurori Sotir Kllapi është emër i ri që bëhet pjesë e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion që më herët ka qenë drejtues prokurorie në Pogradec

Nga ana tjetër Presidenti Meta u kërkoi prokurorëve të nisin  menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesionale dhe të pavarur. Meta nuk hezitoi edhe të sulmojë ndërkombëtarët duke iu drejtuar përfaqësuesve të sistemi të drejtësisë që të shmangin ndërhyrjet e huaja dhe të respektojnë vetëm Kushtetutën.

"Apeloj që të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj', tha Meta.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 21/05/2020 21:05

    Mos u ndikoni nga te huajt besim vetem tek "floriri".Ky eshte nje presion direkt i presidentit.Kur vjen puna per teatrin kerkon nderhyrje nderkombetare.Oj cfare hipokrizie e Ilir Metes.Shpresoj qe gjerat do vihen ne vend me pak durim por qe do vihen.Ilir dinjiteti nuk blihet.

    Përgjigju
  • Lush berbali: 21/05/2020 19:10

    Akoma eshte ne pritje ?

    Përgjigju
  • Lush berbali: 21/05/2020 18:28

    Interesant ! Shih sa i zgjuar ka qene populli yne nder mote. Gjuha vete ,ku dhemb dhëmbi. Pse i ka frikë te huajt ky burri trim me kushtetute ne dore ? Çfare dine te huajt qe ne shqiptaret s'e dime ? Çfare besojne te huajt qe ne shqiptaret s'e besojme ? Ja pra,qe ketij burrit s'i vjen turp fare tu kerkoje prokuroreve qe mos te ndikohen nga te huajt ,qe mos ta hetojne as per bllokun e eurove,as per floririn,as per Gjirin e Lalzit,as per guroret e mermerit,as,as,as.... Prandaj une qe e dua drejtesine ,nuk besoj fare te SPAKu.

    Përgjigju
  • beni: 21/05/2020 18:19

    Kur hyri edhe dyshja Mara Prenci ne Spak... ka marre fund reforma... dy me te paaftet, me sahanlepiresit, me te deshtuarit ne dosjet e tyre... hajde ishalla po ju bashkohet edhe lideri suprem, Besim Hajdarmuti

    Përgjigju
  • Plaku: 21/05/2020 17:17

    Jo por te te marrin mendimin ty,SPAK_U ka si busull ligjin e shtetit Shqipetar dhe kushdo qe e ka shkelur dhe do ta shkele,duke filluar nga ty e poshte do te pergjigjeni....je shumë i stresuar dhe nuk di se ç'fare flete.....

    Përgjigju
  • Zebi: 21/05/2020 16:52

    Vlad Mara, simbol i burrnise Burrelit !!! Vellai i Genti Mares, djalit me trim ne Burrel !!! Sukese Vlad, tan te mirat ne punen e re

    Përgjigju
  • Tokat ne Lazert do pastrohen..: 21/05/2020 16:06

    Vilat aty Instuticione ne sherbim te Popullit... Ata Banoret ne Rec te Shkodres ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota