Betohet qeveria e re në Greqi
Nga 19 ministri tani 13 ministri

Betohet qeveria e re në Greqi<br />Nga 19 ministri tani 13 ministri
Kryeministri i ri i Greqisë, Aleksis Tsipras bashkë me ekipin me të cilin do të qeverisë vendin janë betuar. Qeveria e re përbëhet nga ministrat e partise se ekstremit të majtë “Syriza” dhe partia e djathtë, “Grekët e Pavarur”. Tsipras duket se ka mbajtur një nga premtimet e tij pasi nga 19 ministri do të ketë 13 ministri. Betimin ai e ka bërë vetëm  politik pa praninë e kryepeshkopit të Greqisë dhe jo sipas traditës me dorën mbi ungjill.  Mbledhja e parë e qeverisë greke do të mbahet në 28 janar. 

Lista e plotë e qeverisë së re greke

Kryeministër – Aleksis Cipras
Zëvendëskryeministër i ngarkuar për negociatat me BE-në – Janis Dragashaqis
Ministër i Financave – Janis Varufaqis
Ministër i Mbrojtjes – Panos Kamenos
Ministër i Jashtëm – Nikos Koxias
Ministër i Brendshëm – Nikos Vucis
Ministër i Ekonomisë – Jorgos Stathaqis
Ministër i Ambientit – Panajotis Lafazanis
Ministër i Kulturës – Aristidhis Mpaltas
Ministër i Shëndetësisë --Panajotis Kurublis.
Ministër i Punës – Panos Skurletis
Ministër i Drejtësisë – Nikos Parashqevopulos
Zëvendëskryeministër dhe zëdhënës i qeverisë – Gabriel Saqelaridhis
Ministër i Shtetit – Nikos Papas.


Një prej kritikëve të njohur të paketës financiare të ndihmave për Greqinë tha se do të jetë ministri i Financave në qeverinë e Tsipras, një vendim që mund të shkaktojë paqëndrueshmëri të tjera në tregjet evropiane.

Qeveria e kryeministrit Alexis Tsipras erdhi në pushtet me një platformë elektorale kundër masave shtrënguese ekonomike. Greqia është detyruar të zbatojë masa shtrënguese ekonomike në shkëmbim të një huaje prej 300 miliardë dollarësh që synon ta shpëtojë atë nga falimentimi financiar. Paketa shtrënguese është shoqëruar me ulje të theksuara të pensioneve dhe pagave, me rritje taksash dhe papunësi në masë.  

Kreditorët kryesorë të Greqisë, Bashkimi Evropian, FMN-ja dhe Banka Qendrore Evropiane nuk kanë dhënë shenja se janë të gatshme për rinegocimin e kushteve të kredisë. Shqetësimi i investitorëve rreth një përplajsje të mundshme të qeverisë së Athinës me kredi-dhënësit ndikoi në uljen e tregjeve të aksioneve në Evropë, ndërsa vetë bursa e Greqisë ra me 2 për qind.  

Po sot firma Moody e vlerësimit të kreditimit, paralajmëroi se fitorja e partisë Syriza, ka ndikuar negativisht për vlerësimin e kreditit të Greqisë. Alexis Tsipras është simbol i një zhvendosjeje radikale në zhvillimet politike evropiane.  Udhëheqësit në Bruksel përgatiten tani  për negociata të vështira me Athinën. Nëse lëshojnë shumë pe, analistët thonë se vende të tjera që kanë marrë kredi do të ngrihen me kërkesa. Por nëse këmbëngulin që Greqia t’u përmbahet termave të marrëveshjes ekzistuese, Athina mund të vendosë të tërhiqet nga Eurozona, një hap që mund të jetë çarja e parë në pëlhurën e përbashkët evropiane. 


betimi i qeverise
betimi i qeverise
betimi i qeverise
betimi i qeverise
betimi i qeverise
betimi i qeverise

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë