Biarritz hap dyert e blinduar për liderët e 7 vendeve më të fuqishme në botë

Biarritz në Francë, ka hapur sot dyert e blinduar për liderët e 7 vendeve më të fuqishme në botë.

Në samitin e G7-ës, marrin pjesë Presidenti amerikan Donald Trump, Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez Macron, Kryeministri kanadez Trudeau, Kryeministri Italian Conte, Kryeministri britanik Boris Johnson dhe Kryeministri japonez Shinzo Abe.

Në tryezën e bisedimeve të samitit do të jenë tema të mprehta si pabarazitë sociale, klima, zjarret në Amazon apo dhe ato me potencial konflikti, si konflikti tregtar mes SHBA e Kinës, marrëdhënia me Iranin dhe bashkëpunimi me Rusinë, për të cilat, Presidenti amerikan Trump ka qëndrime ekstremisht të kundërta me BE.

Para samitit, Presidenti Macron tha se në samit do të flitej fillimisht në mënyrë jozyrtare për temat e rëndësishme, për të parë mundësinë e një deklarate të përbashkët ditën e diel, në mbyllje të samitit.

Në samit priten edhe takime bilaterale të presidentit Trump me kancelaren Merkel, me mikpritësin Emmanuel Macron dhe me kryeministrin britanik Boris Johnson, me të cilin Trump mund të firmosë një marrëveshje ambicioze të tregtisë së lirë.

Liderët e G7, të impenjuar rreth tryezës së bisedimeve, nuk kanë mundur të dëgjojnë nga Urrugne, 25 km larg nga Biarritz,  thirrjet e grupimeve antiglobaliste ndaj të cilëve, policia franceze përdori gaz lotsjellës.

Ndërsa është pezulluar transporti hekurudhor dhe ai ajror, 13,200 policë dhe xhandarë, të mbështetur nga forcat ushtarake, janë mobilizuar për të garantuar sigurinë e samitit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës