Biberaj në Report TV: Partitë e reja nga deputetë që i shërbyen Ramës! Më vjen keq për Veliajn dhe Balliun, por procesi ishte i drejtë

Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD në një intervistë për Report Tv, teksa ka folur për procesin e votimeve të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, të cilat i ka quajtur demokratike, ka folur edhe për të shkuarën, e të larguarit e partisë.

Lidhur me kreun e FRD-së Bamir Topi ai tha se ka qenë gabim fatal nga ana e tij, ftesa për të.

"S'jam pishman për asgjë që kam bërë në PD. S'pendohem për asgjë që kam bërë. Ka qenë gabim fatal ftesa për Topin, s'meritonte asgjë që ka marrë nga PD. E kam konsideruar gjithmonë pjesë të PD veten. Asnjëherë nuk kam bashkëpunuar dhe as nuk bashkëpunoj përveçse me PD", tha ai.

Kurse për të larguarit e tjerë të cilët kanë krijuar partitë e tyre, si Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi, tha se sipas tij kanë krijuar fraksione dhe se i kanë shërbyer kryeministrit Edi Rama për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

"PD shkon si parti demokratike në zgjedhje. Ju përmendët ca minifraksione të PD s'janë as fraksione. Unë kam kërkuar që në PD të legalizohen fraksionet, por duhet të kishte njëfarë përqindje. Personat që ju përmendët mund të bëhen pjesë e koalicionit opozita. Këta që përmendët nuk janë të votuar, janë në pozicione tradicionalisht të djathta. Këta i shërbyen Ramës për të ndryshuar kushtetutën, një dëm që i kanë bërë Shqipërisë, ndërsa atje janë me logon e PD, Secili prej tyre mund të bëhet pjesë", shtoi ai.

Sa i përket skualifikimit nga lista për kandidatë për deputet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të Astrit Veliajt dhe Klevis Balliut, Biberaj tha se procesi ka qenë i drejtë. "Më vjen keq për kolegët por procesi ishte i drejtë", tha ai.

Me sulmet që i janë bërë PD nga të larguarit, Beberaj thotë se nuk është pajtuar asnjëherë. Ndërkaq theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndërhyn në vendimarrjen e PD.

"Mëkatet e një pushteti mbarojnë në ditën që del në opozitë. PD ka një lidership të ri. Basha është një lider i ri që ka mentalitet perëndimor, se ka studiuar atje. Lidershipi është dhe cikël. Nuk pajtohem me sulmet që i bëhen PD nga ish kolegë për të cilët mund të kemi një vlerësim. Problemi është qeverisja e sotme, sepse është më e korruptuara.

Për cikël e kam fjalën për lidershipin. Berisha nuk është më në lidership. Zoti Basha është kru i PD dhe ka mandat të plotë. De juro dhe de fakto. Unë e njoh shumë mirë PD dhe Berishën e Bashën. Berisha nuk ndërhyn në asnjë vendim të Bashës, nëse ka një konsulenc është krejt e pranueshme. Berisha e vlerëson dhe gjykon vetë se cila do të jetë e ardhmja në PD, por s'ka vendimarrje", tha mes të tjerash ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 10/10/2020 08:56

    Per Klevis krricin e Faros mos te vije keq fare se eshte gezuar gjithe Tirana se s'do ja shohim ate surrat shpifur me ne parlament. I shkofte prapa Nafije dybekut te leshitlikes

    Përgjigju
  • Mondi Barcelona: 09/10/2020 19:53

    O Bibero me biberon me mire heshtje se fole, fillove zakonin e lepirjes per nje mandat deputeti, ti je nje me Balliun nuk te fute kush ne liste

    Përgjigju
  • vlora: 09/10/2020 19:47

    Legen bur,pa dinjitet.Po ti nuk ike nga PD?E pe qe nuk vleje atje ku vajte dhe u ktheve prap ku ishe si qen i rahur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale