Biberaj në Report Tv: PD po përgatitet për 2 palë zgjedhje! 'Garda e vjetër' u largua kur ramë në opozitë, mosmirënjohës

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj ka deklaruar se demokratët po përgatiten për 2 palë zgjedhje brenda 1 viti, ato lokale dhe të përgjithshme, teksa është i bindur se do fitojnë. Në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv me gazetaren Anduela Ndreu, Biberaj tha se kryedemokrati Lulzim Basha ka gabuar me listat me deputet në 2017, që solli si rezultat opozitën që është sot në parlament, duke premtuar se në 2020 do të jetë ndryshe.

"Do ketë dy palë zgjedhje, nëse janë në një datë le të ia lëmë kohës, do përsëriten zgjedhjet vendore dhe për zgjedhjet e përgjithshme. Maksimumi për 1 vit do të bëhen të dyja zgjedhjet. Ai moment ka qenë një gabim dhe Basha ka kërkuar falje, ato nuk duhet të ishin pjesë e listave, një parti serioze duhet të punojë 4 vjet për të bërë një listë, por ndodhi në kushtet e një emergjence kohore. Nuk bëhet fjalë që lista për zgjedhjet e 2020 të jetë ashtu", tha Biberaj.

Ai ka pasur edhe një koment për të larguarit nga PD-ja. Teksa në selinë blu ka zëra që kërkojnë rikthimin e të ashtuquajturës "garda e vjetër", për Biberajn partia është e hapur, por i quan "si mosmirënjohës", të cilët ikën nga partia kur ajo ra në opozitë.

"Ato u larguan në momentin që PD iku nga pushteti, e braktisën kur doli në opozitë. Mungesë mirënjohje, partia të ka bërë, ministër, deputet, kryetar kuvendi... minimalisht duhet të tregosh mirënjohje. Nuk është dinjitoze që kur je në pushtet je pjesë e qeverisjes dhe kur nuk je në pushtet, largohesh", u shpreh ai në Report Tv.  

Çfarë do të ndodh nëse humbasin zgjedhjet? Për Biberajn, shanset janë zero. "Nuk ka shanse që të humbasim zgjedhjet, është 0% probabiliteti", përfundoi Biberaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 04/07/2020 08:28

    Ky don ministrine e jashtme. Ja paska von synin

    Përgjigju
  • reku: 04/07/2020 07:31

    ja ky kokrra e tespies së mullahut sali

    Përgjigju
  • Maloku: 04/07/2020 05:40

    Ky loku thot shanset jan zero hahahaha

    Përgjigju
  • 33: 04/07/2020 01:14

    Nuk fiton Pd-ja. Kot sa i bejne presion popullit.

    Përgjigju
  • lleshi: 04/07/2020 00:10

    O NA hengsh mutin mor malok i qelbur,,,,,habitem sesi i merr ne interviste kjo gazete keta palaco-hajdute,,,e kriminele te tropojes...

    Përgjigju
  • meri: 04/07/2020 00:00

    Ja perse nuk duhen votuar keta lloje....kolltukanesh,sepse keta nuk e emagjinojne dot se mund edhe te humbin.OOO...injorant...fitorja eshte e mundur,vetem atehere,kur nuk ke rival ne gare...Keta genjejne veten se do te fitojne ,dhe ne funde po nuk fituan,bejne protesta se i'a kan vjedhur fitoren...

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 03/07/2020 23:17

    Idiot

    Përgjigju
  • Lush berbali: 03/07/2020 23:16

    Biberaj e thote kete ??? Po ky kur e perzune me shkop nuk la parti pa i trokite ne dere,e tv pa share Pd ne ... E habitshme sa shpejt harrojne keta politikanet. A nuk ishte ky me Oketen dhe Bamirin ? Apo ngaqe s'gjeti dere tjeter te hapur ? E ky u thote te perjashtuarve te tjere mosmirenjohes ! E habitshme si mund te mendoje se njerezit harrojne kaq shpejt.!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Rama ruan 'fronin' si lideri i preferuar, 35% s’duan asnjë politikan! Bie pëlqyeshmëria për Berishën e Bashën

Sondazhi i Report Tv/ Rama ruan 'fronin' si lideri i preferuar, 35% s’duan asnjë politikan! Bie pëlqyeshmëria për Berishën e Bashën