Biden e rikthen në Shtëpinë e Bardhë/ Kush është John Kerry, ish-sekretari i Shtetit dhe angazhimi i tij për klimën

John Kerry me mbesën e tij kur nënshkroi marrëveshjen e klimës në Paris në 2016

SHBA- Joe Biden ka nisur të mbledhë rreth vetes njerëzit e besuar të cilëve do t’u ngarkojë detyra më të rëndësishme kur të marrë detyrën si President i Amerikës, ku mes tyre spikat rikthimi i John Kerryt, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit në kohën e Barck Obamës.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka premtuar se do punojë ‘me kohë të plotë’ për ndryshimet klimatike.

John Kerry nënshkroi marrëveshjen e klimës së Parisit në emër të SHBA në 2016, marrëveshje e cila angazhoi vendet që të punojnë për të kufizuar rritjen globale të temperaturës, por me urdhër të Trump, SHBA-të u bënë vendi i parë që u tërhoqën nga ky angazhim, ndërkohë Biden ka deklaruar se do t'i bashkohet nismës së lënë në mes sa më parë.

Në vitin 2019, John Kerry nisi një koalicion të liderëve botërorë dhe të famshëm, të quajtur ‘Lufta Botërore Zero’, të cilët bënë thirrje dhe punojnë për emetimin zero të karbonit.

Pas lajmit për rolin e tij në administratën e Biden, Kerry shkroi në Twitter: "Amerika së shpejti do të ketë një qeveri që e trajton krizën e klimës si kërcënimin urgjent të sigurisë kombëtare".

John Kerry ka shërbyer si Sekretar i Shtetit gjatë mandatit të dytë të Barack Obama si president. Një politikan veteran demokrat, i cili humbi ndaj republikanit George W Bush në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004.

Kerry është senator prej 28 vitesh dhe iu bashkua fushatës së Joe Biden në Zgjedhjet Presidenciale.

er.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të rikthehen studentët në auditore dhe t'i jepet fund mësimit online?

Komento

Komente

  • Chicago: 25/11/2020 05:32

    Te mbyllen te gjithe Restorant vetem deliver sic i ka mbyllur gjithe bota close -deliver- stop

    Përgjigju
  • Congratulations!: 24/11/2020 19:50

    Well done!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Gjykata ruse: Navalny,30 ditë në paraburgim