Bidën i kërkon dorëheqjen guvernatorit të New York, pas akuzave se ka ngacmuar seksualisht stafin e tij

Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje guvernatorit të New York-ut Andrew Cuomo të japë dorëheqjen pasi një hetim i pavarur zbuloi se guvernatori kishte ngacmuar shumë gra.

"Unë mendoj se ai duhet të japë dorëheqjen. Unë e kuptoj që legjislatura e shtetit mund të vendosë të nisi një hetim  për ta fajësuar.. Unë nuk e di këtë fakt. Nuk i kam lexuar të gjitha të dhënat" u tha Biden gazetarëve.

Thirrje Biden erdhi pasi Prokurorja e Përgjithshme e shtetit Letitia James tha se guvernatori kishte shkelur ligjet shtetërore dhe federale.

Deklarata të cilët janë mohuar kategorikisht nga Cuomo. Hetimi i Prokurorit të Përgjithshëm nisi vitin e kaluar pasi disa gra akuzuan guvernatorin për sjellje të pahijshme seksuale. Sipas saj, Cuomo ka prekur gratë dhe ka bërë komente ofenduese.

Hetuesit kaluan pesë muaj duke folur me gati 200 persona, përfshirë anëtarët e stafit dhe disa nga ata të cilët ngritën ankesa kundër tij.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht disa gra, duke përfshirë punëtore në zyrën e tij, është thënë në një hetim të kryer nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James. Sipas hetimit, Cuomo ka shkelur ligjet shtetërore dhe ato federale.

James po ashtu ka thënë se në një rast, Cuomo dhe stafi i tij janë hakmarrë kundër një ish-punëtoreje, e cila e ka akuzuar atë për keqbërje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 04/08/2021 09:00

    Bukur shum që postoni për ngacmimet e Cuomo në NY ,mir do boni te nxirrni ene ngacmimet e Andrew Tigri Ahmetaj apo disa tjerve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin