Biden: Jam i gatshëm të flas me Putin vetëm nëse do i jepte fund luftës

Biden: Jam i gatshëm të flas me Putin vetëm nëse do i jepte fund luftës

1669757461_joe.PNG

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të enjten se ishte i gatshëm të fliste me Vladimir Putin për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës nëse udhëheqësi rus dëshiron vërtet t'i japë fund luftës.

"Unë jam i përgatitur të flas me zotin Putin nëse ai ka interes që të vendosë një mënyrë për t'i dhënë fund luftës. Ai nuk e ka bërë këtë ende", tha Biden në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, i cili ka mbajtur dialogun me Putinin.

Biden i përshkroi veprimet e Rusisë në Ukrainë si "të sëmura" dhe tha se nuk kishte plane të menjëhershme për të kontaktuar Putinin. 

Ai po fliste në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili ishte bashkuar me të në Shtëpinë e Bardhë për bisedime. 

Dyshja u zotua më parë se do të kërkonte llogari nga Rusia për krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Macron- Biden: Të gatshëm të flasim me Putin! Konferencë ndërkombëtare më 13 dhjetor në Paris


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen