Biden nuk mban premtimin, lë në fuqi shifrën e ulët të Trump për pranimin e refugjatëve

Biden nuk mban premtimin, lë në fuqi shifrën e ulët të Trump për pranimin e refugjatëve

Ishte një nga objektivat dhe premtimet e tij më të mëdha gjatë fushatës elektorale, rritja e emigrantëve të huaj në SHBA, por në vend që të arrinte një nivel rekord të të pranuarve, ka thyer rekordin e nivelit më të ulët brenda një viti.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të premten nënshkroi një urdhër për kufizimin e refugjatëve që do të pranohen në Shtetet e Bashkuara për këtë vit në vetëm 15 mijë, që është shifër historikisht e ulët, e caktuar nga paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.

Ky veprim i presidentit amerikan e nxiti zemërimin e aktivistëve për të drejtat e refugjatëve dhe të disa ligjvënësve të Partisë Demokratike, sepse shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte premtuar që këtë shifër do ta rriste në 62.500 për një vit.

Menjëherë sapo zërat kundër filluan të shpërndaheshin, Shtëpia e Bardhë doli me një deklaratë në të cilën thuhet se presidenti në maj do të caktojë një prag të ri dhe përfundimtar të numrit të refugjatëve që do të pranohen gjatë pjesës së mbetur të vitit.

Biden, që erdhi në pushtet në janar, para dy muajve kishte dhënë shenjë se ka në plan që ta rriste numrin e refugjatëve që do të pranohen gjatë vitit fiskal që mbaron më 30 shtator, por në fund u tërhoq nga premtimi.

Sipas planit të ri të Bidenit, 7.000 refugjatë do të pranohen nga Afrika, 1.000 nga Azia Lindore, 1.500 nga Evropa dhe Azia Qendrore, 3.000 nga Amerika Latine dhe Karaibet, 1.500 nga Lindja e Afërt dhe Azia Jugore dhe 1.000 të tjerë si shifër rezervë për refugjatë nga vende të papërcaktuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin