Biden: SHBA në pozicion të fortë për t’u ndeshur me sfidat ekonomike

Biden: SHBA në pozicion të fortë për t’u ndeshur me sfidat ekonomike

Joe Biden

Presidenti Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë në një pozicion më të fortë se çdo vend tjetër për të përballuar sfidat globale, pasi ai u kërkoi kompanive që kontrollojnë pikat e karburantit, bankat dhe shërbimet e telefonisë celulare të ulin kostot për konsumatorët që po përballen me inflacionin e lartë.

Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Presidenti Biden tha se "tarifat e padëshiruara" bankare dhe tarifat e ndërprerjes së shërbimeve të telefonisë celulare po dëmtonin familjet dhe se operatorët e pikave të shitjes së karburantit duhet të ulnin çmimet.

Komentet e Bidenit pasuan një rënie të madhe në tregun e aksioneve në Nju Jork për shkak të shqetësimit të investitorëve se fushata agresive e Rezervës Federale për uljen e inflacionit mund të shkaktojë një rënie të madhe të ekonomisë amerikane.

Nërkohë, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OEBCD), me seli në Paris, tha se do të ketë një ngadalësim të ekonomisë globale në pjesën tjetër të këtij viti dhe më tej në vitin 2023.

OECD rendit sulmin rus ndaj Ukrainës dhe politikat socio-ekonomike të Kinës si shkaqet kryesore të ngadalësimit ekonomik global.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit