Biden shpall si festë federale, fundin e skllavërisë në SHBA! Harris: Të mësojmë nga historia jonë dhe t'u tregojmë atë fëmijëve

Në përkujtim të përfundimit të skllavërisë në SHBA presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka nënshkruar ligjin që e shpall 19 qershorin festë federale.

Festa, e njohur si “Juneteenth”, shënon ditën e fundit në 1865, kur afrikano-amerikanët e fundit të skllavëruar në Teksas janë deklaruar të lirë. Kjo ka ndodhur dy muaj pas përfundimit të Luftës Civile në SHBA.

“Kjo është një ditë me peshë të madhe dhe fuqi të madhe dhe për të kujtuar njollën morale dhe dëmin e tmerrshëm që skllavëria i ka bërë vendit. Të gjithë amerikanët mund të ndjejnë fuqinë e kësaj dite dhe të mësojnë nga historia jonë”, tha Biden.

Një politikë e tillë u mbështet edhe nga zëvendës-presidentja Kamala Harris.

“Pra, ndërsa përkujtojmë historinë e ‘Juneteenth’, ashtu siç bëmë vetëm disa javë më parë me historinë e masakrës së Tulsa, ne duhet të mësojmë nga historia jonë dhe duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë historinë, sepse ajo është pjesë e jona si komb”, tha Kamala Harris.

Disa ligjvënës republikanë kundërshtuan përpjekjen, duke thënë se krijimi i festës federale ishte një tentativë për të festuar “politikën e identitetit”.

Shumica dërrmuese e shteteve e njohin ‘Juneteenth’ si një festë ose i kushtojnë nderime kësaj dite, dhe shumica e shteteve zhvillojnë festime. ‘Juneteenth’ është ditë pushimi me pagesë për punonjësit e shtetit në Texas, New York, Virginia dhe Washington. Ajo është tani festa e 12-të federale.

 

S.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e mbeshtesni nismen Ballkani i Hapur krijuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Histori njerëzore në mes të flakëve të ‘ferrit’ në Turqi, fjalët e fundit të një 25-vjeçari: Ndihmoni zjarrfikësit! Komunikimi i fundit mes një babai dhe djalit të tij