Biden, urdhra ekzekutivë për migracionin

Biden, urdhra ekzekutivë për migracionin

Presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi një rishikim të praktikave për pranimin e azilantëve në kufirin SHBA-Meksikë dhe për ndryshimin në sistemin e imigracionit, një nga premtimet më të mëdha të të fushatës së tij.

Biden krijoi një grup pune për të ribashkuar familjet emigrante të cilat ishin ndarë në kufi nga strategjia e ‘tolerancës zero’ të ish-Presidentit Trump në vitin 2018.

“Ne do të punojmë për të zhbërë turpin moral dhe kombëtar të administratës së mëparshme që me plot gojën, jo në mënyrë figurative, rrëmbeu fëmijët nga krahët e familjeve të tyre,” tha Presidenti Biden ndërsa nënshkruante urdhrat ekzekutivë në Shtëpinë e Bardhë.

Mbështetësit e imigracionit i kanë kërkuar administratës së re demokrate që të ecë para sa më shpejt të jetë e mundur me platformat, por administrata e re ka theksuar se duhet kohë.

Biden ka kërkuar rishikimin e një rregulli të vendosur gjatë administratës Trump i cili e ka bërë më të vështirë për emigrantët që të sigurojnë qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu urdhëron një rishikim të Protokolleve të Mbrojtjes së Migrantëve (MPP), një program që ktheu 65,000 azilkërkues sërish në Meksikë në pritje të seancave gjyqësore në SHBA.

Veprimet e Biden të martën pasojnë gjashtë urdhra emigracioni që ai lëshoi në ditën e tij të parë në detyrë dhe do ta avancojnë më tej axhendën e tij ambicioze pro-emigrantëve duke i dhënë mundësinë “ Ëndërrimtarëve” të jetojnë dhe punojnë në SHBA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha takon kryetarin e Parlamentit ukrainas: Fitorja e Ukrainës fuqizon kauzën e demokracisë dhe rrit sigurinë europiane

Basha takon kryetarin e Parlamentit ukrainas: Fitorja e Ukrainës fuqizon kauzën e demokracisë dhe rrit sigurinë europiane