'Bie' edhe Bulqiza, infektohet pjesëtari i stafit, mbyllet njësia shëndetësore

Këtë të hënë është shfaqur një rast i ri me Covid-19 në Bulqizë. Mësohet se i infektuari është pjesë e stafit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë. Për këtë arsye ky institucion është mbyllur si dhe janë dezinfektuar të gjitha ambientet e tij. Qytetarët e Bulqizës të cilët kanë dashur të marrin shërbim pranë këtij institucioni këtë të hënë, i kanë gjetur dyert e tij të mbyllura. I gjithë personeli i NJVKSH Bulqizë është karantinuar si dhe janë marrë tampon për të gjithë.


Lajmi kryesor:

3 humbje jete! Sot numri më i lartë i testeve, 71 raste të reja me COVID, 9 rëndë, 2 infermiere pozitive, mbyllen konsultat te materniteti i Elbasanit


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër