Bie fluksi në Kapshticë, punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje

 

Në orët e pasdites, fluksi në pikën e kalimit kufitar ka rënë. Policia Kufitare e Korçës në në një reagim për mediat thotë se nuk ka radhë kilometrike dhe se aktualisht po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

"Në lidhje me një lajm të publikuar për radhë kilometrike, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ju sqarojmë se, lajmi është i pavërtetë pasi fluksi ka qenë normal dhe nuk janë krijuar radhë të gjata. Aktualisht në dalje të Republikës së Shqipërisë, po punohet me 3 sportele dhe në hyrje me 3 sportele të tjera dhe lëvizja vijon normalisht. Drejtuesit e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë janë në kontakt të vazhdueshëm me palën greke, e cila ka shtuar sportelet, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes dhe shmangur radhët", njofton policia. 


Lajmi kryesor:

Pashkët Ortodokse, emigrantët kthehen në vendlindje për të festuar, fluks në pikën kufitare të Kapshticës


SI.E./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj