Bie numri i të infektuarve, pritet transferimi i pacientëve të mbetur nga COVID 3 drejt Infektivit

Bie numri i të infektuarve, pritet transferimi i pacientëve të mbetur nga COVID 3 drejt Infektivit

Pas spitalit COVID 4 edhe spitali COVID 3 është boshatisur nga pacientët e infektuar me COVID, të cilët ishin të shtuar për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Rreth 20 pacientë që ishin të shtuar gjatë ditës së djeshme pritet që të transferohen drejt Spitalit Infektiv, pasi numri i të shtruarve gjatë javës së fundit në spitale është ulur ndjeshëm. Edhe numri i të infektuarve me COVID-19 ka pësuar një rënie drastike duke liruar shtretërit dhe lehtësuar situatën në spitale.

COVID3 dhe COVID4 edhe pse pa pacientë ato do të vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri për çdo të papritur.

Ulja e ndjeshme e raste të reja me COVID-19 lidhet edhe me nisjen e vaksinimit masiv në vend, proces që vijon prej javësh me moshat +60 vjeç, operatorët turistik, efektivët e  policisë, punonjësit e mediave, farmacistët etj.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 174 pacientë. Pikërisht ky numër i ulët ka bërë që sot të bëhet dhe transferimi i pacientëve të fundit të COVID3 drejt Spitalit Infektiv.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shënuar 149 raste të reja pozitive dhe 3 humbje jete.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet