Bie numri i zjarreve në vend, Goxhaj për Report TV: 40 raste më pak se vjet

TIRANË-Numri i zjarreve në vendin tonë ka rënë gjatë këtij viti. Është ky konstatimi i kreut të zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj. Në një prononcim për Report TV, Goxhaj shprehet se këtë sezon vetëm gjatë muajve qershor-korrik numri i rasteve të referuara është 40, numër ky shumë herë më i vogël krahasuar me vitet e tjera.

“Nga informacionet që kemi jemi në pikën më të nxehtë të sezonit të verës, pra ditët e mesit të gushtit janë ditët që temperature po shkon 40 gradë celsius kështu që shërbimi zjarrfikës është gatishmëri maksimale. Jemi të përqendruar në çdo moment për çdo ngjarje që ndodh në territorin e Bashkisë së Tiranës. Nuk është se këtë vit kemi pasur numër të madh ngjarjesh krahasuar me vitet e mëparshme por ngjarje ka pas domethënë për muajin qershor-korrik janë 40 ngjarje që shërbimi zjarrfikës ka dal për fikjen e zjarrit në pyje dhe në kullota domethënë numri I ngjarjeve nuk është si ka qenë në vitet e mëparshme", u shpreh Goxhaj.

Nga ana tjetër kreu i zjarrëfiksëve Tiranë shprehet se pavarësisht rritjes së temperaturave shkak i krijimit të vatrave të zjarrit në 99% të rasteve është pakujdesia e qytetarëve.

 “Temperaturat që ka Tirana nuk do të thosha që zjarri bie vetvetiu nga temperaturat, por temperaturat ndikojnë me shpejtësi në përhapjen e vatrave të zjarrit. Shkak gjithmonë është njeriu për rënien e zjarreve në 99% të rasteve ose mund të them në 100% të rasteve është qytetari është vetë njeriu shkak i rënies së zjarreve", tha ai.

Në fund, Goxhaj nuk harron t'i bëjë apel qytetarëve teksa thotë që për çdo rast emergjencë duhet ta referojnë në numrin 128.  

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit do marrin pagat e prapambetura brenda vitit, 83 mln lekë efekti financiar! Pr/ligji në Kuvend

Ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit do marrin pagat e prapambetura brenda vitit, 83 mln lekë efekti financiar! Pr/ligji në Kuvend