Bie suvaja e ndërtesës historike gjatë interpretimit të dramës në Shkodër, dëmtohet në shpinë aktori Nikolin Ferketa: Kjo s'duhet të ndodhë më, të merren masa urgjente

Aktori Nikolin Ferketa ka mbetur i lënduar dje në Shkodër, pasi ndërsa po interpretonte në shfaqjen "Mramje Koliqiane" në zonën muzeale të Shkodrës, ka rënë suvaja e një ndërtese të vjetër në rrugë.

Trupa e Teatrit Migjeni ka nisur një tur të shfaqjes "Mramje Koliqiane" me vepra të të madhit Ernest Koliqi, ndërsa shfaqja në Shkodër u mbajt në lagjen historike të qytetit, pasi për shkak të koronaviruit, aktorët nuk mund të luajnë brenda Teatrit.

Fatmirësisht lëndimet që ka marrë aktori nuk kanë qenë të rënda, ndërsa pas incidentit ka kërkuar që institucionet të marrin masa menjëherë dhe se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më.

Drejtoresha e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka,  drejtoi gishtin tek institucionet që ngjarje të tilla të mos ndodhin më jo vetëm për fatin e artistëve, por edhe për shkak se rrezikohen qytetarë të Shkodrës që kalojnë çdo ditë në atë rrugë.

1621237920_shkoder1.jpg

1621237936_shkoder3.jpg

Suvaja e rrezuar dhe aktori

VIDEO-Momenti i renies dhe deklarata e artisteve

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë