Bie 'Tropoja e Berishës'/ Betohet kryetari socialist, Basha merr drejtimin e Këshillit bashkiak, demokratët në protestë

Bie 'Tropoja e Berishës'/ Betohet kryetari socialist, Basha merr drejtimin e Këshillit bashkiak, demokratët në protestë

TROPOJË- Pas shumë vitesh nën drejtimin e Partisë Demokratike, nga sot bashkia e Tropojës do të drejtohet nga një socialist. Ditën e sotme është konstituuar këshilli bashkiak i Tropojës ndërkohë që u betua edhe kryebashkiaku i ri Rexh Byberaj. Kryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Shotë Basha ndërsa nënkryetarë Agustin Pepkolaj dhe Arbër Çakraj.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e prefekturës. Të pranishëm ishin deputeti socialist Ilir Beqja, zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe përfaqësues të tjerë të partive politike.

Në të njëjtën kohë përpara ambienteve të bashkisë disa përfaqësues të Partisë Demokratike bashkë me ish-punonjës të bashkisë kanë zhvilluar një protestë .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 14/08/2019 02:04

    Hey me avash se na i moret tere vilajetet ne Shqiperi dhe do te ndahemi si ne kohen e Turkut ,Ku Imzot ,Pader Gjergj Fishta beri gjithcka ti bashkonte si Vilajete ,por i jepnin fjalen dhe sa hikte i Madhi Fishta e tradhetonin. So Berisha edhe sot ka forca qe te beje o zhbeje Valdrin Pjetrin komandant or Gjeneral .Deri me sot nuk degjojme bacen e Moleve tona ,te flase dicka per Valdrinin or mos kane ndare nga e shkuara ato qe u perlane nga Kombi Lulushi madje nuk ndihet ,por ka futur ate Qorr Oglly qe ngren gjyslyket lart se lexon ndoshta ne tanan

    Përgjigju
  • Zyberi: 14/08/2019 01:23

    Show alla RILINDASE ZGJEDHJET JANE ME 13 tetor

    Përgjigju
  • Hinglateri: 13/08/2019 23:39

    Urime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët