Bien të ardhurat, bashkitë zhyten në borxhe!

TIRANË- Përballë mungesës së financave për krizën e shkaktuar nga pandemia, bashkitë kanë rritur detyrimet e prapambetura. Sipas raportit të financave vendore për 6 mujorin e parë të vitit, borxhet kanë arritur në 8.7 miliardë lekëve duke shënuar një rritje me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm nga tarifat vendore janë mbledhur 11.1 miliardë lekë.

“Rreth 52% e stokut të detyrimeve të prapambetura përfaqësohet nga investimet, 22% nga detyrime për mallra dhe shërbime, rreth 14% nga vendime gjyqësore dhe 12% nga detyrime të tjera”, thuhet në raport.

Sipas raportit të ardhurat e pushtetit vendor në 6 muajit e parë të vitit kanë rënë me 23.8%, duke reflektuar goditjen që kanë marrë nga tërmetet e 2019 si dhe pandemia COVID-19.

“Në terma nominalë, të ardhurat nga taksat vendore regjistruan një nivel prej rreth 7.1 miliardë lekë, në tkurrje me rreth 23.7% në terma vjetorë apo rreth 2.2 miliardë lekë më pak krahasuar me një vit më parë”, thuhet në raportin e financave vendore për gjashtëmujorin e parë.

Ndikimi më i madh në tkurrjen e të ardhurave të pushtetit vendor e ka dhënë taksa e ndikimit në infrastrukturë, por edhe goditja e turizmit

“Në nivel vendor, të ardhurat nga taksa vendore mbi veprimtarinë e shërbimit hotelier shënuan një nivel prej rreth 37.2 milionë lekë, në rënie me rreth 44.4% në terma vjetorë”, vijon raporti.

Ndërkohë paratë e mbledhura nga tatimi i thjeshtuar që paguhet nga bizneset me xhiro 5-8 milionë lekë janë rritur, edhe pse subjektet ishin të mbyllura.

“Të ardhurat nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël regjistruan një vlerë prej 332.3 milionë lekë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, në rritje me rreth 4.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, nënvizohet në raport.

Rënia më e madhe në mbledhjen e të ardhurave është regjistruar në bashkitë Selenicë, Lezhë, Kurbin, Roskovec, Mirditë Kamëz dhe Kavajë me -50 deri në 65%.  Kurse bashkitë Dibër, Dropull, Gjirokastër, Gramsh, Krujë, Maliq, Mallakastër, Peqin, Përmet, Pogradec, Përrenjas, Shkodër dhe Vlorë shënuan më pak renide që luhatet në intervalin deri në -19.9%.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet