Bilanc negativ i COVID-19 në Kosovë, gjashtë viktima dhe 592 raste te reja

Bilanc negativ i COVID-19 në Kosovë,  gjashtë viktima dhe 592 raste te reja

Kosova vazhdon të shënojë bilanc negativ të rasteve të reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit është shënuar niveli më i lartë i rasteve të reja për këtë vit.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të shtunën 592 raste me koronavirus, duke çuar në 72.500 numrin e rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë, 9.175 prej të cilëve janë ende aktive.  

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 6 mars janë regjistruar gjashtë viktima, duke e çuar në 1.640  numrin e viktimave nga fillimi i pandemisë.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç)", është thënë në njoftim.

Të ndodhur në një situatë tejet të rëndë IKSHPK përsëriti thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Ata rekomandojmë edhe një herë që :

1. Të qëndrohet në shtëpi dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;

2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi;

3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;

4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;

5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump