Bilanci/ Më shumë të shëruar se raste të reja me COVID, 2 viktima në 24 orë! Tirana qarku më i prekur

TIRANË- Kjo e diel ka sjellë një bilanc optimist të shifrave me COVID-19! Numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja, më konkretisht 137 kanë fituar betejën me këtë virus, teksa 106 të tjerë janë infektuar gjatë 24 orëve. Ndërkohë fatkeqësisht kjo e diel ka shënuar edhe 2 humbje jete.

"Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese. Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 832 testime dhe janë konfirmuar 106 të prekur me virusin SARSCOV2", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë 13259 janë prekur nga koronavirusi, teksa 377  kanë humbur jetën. Tirana mbetet qarku më i prekur. Një rritje të lehtë ka pësuar numri i të shtruarve në dy spitalet COVID, ku aktualisht po trajtohen 182 pacientë, 3 më shumë se dje.

"Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar", njofton Ministria.

Shpërndarja e rasteve të reja
31 të prekur  në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1  rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.

COVID-19 – Statistika (27 Shtator 2020)
Testime totale 85.554
Raste pozitive 13259
Raste të shëruara 7534
Raste Aktive 5348
Humbje jete 377  (Qarku Tiranë 179, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2637
Durrës 587
Shkodër 386
Elbasan 309
Lezhë 298
Fier 250
Korçë 240
Vlorë 200
Kukës 154
Berat 108
Dibër 104
Gjirokastër 75

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:03
Pozitive me COVID-19 një pedagoge në Fakultetin Ekonomik të Elbasanit

Në Elbasan është konfirmuar pozitive me COVID-19 një pedagoge në Fakultetin Ekonomik. Sipas burimeve pedagogia është karantinuar në banesën e saj dhe ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa tamponi u është marrë edhe familjarëve dhe kontakteve të saj.

Gjatë ditës së djeshme numri i rasteve  më COVID-19 ishte 108 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    COVID-19, a mendoni se rrezikojmë të mbyllemi sërish?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vrasja e gazetarit në Kosovë/ Djali i Remzi Hoxhës: U vra se zbuloi informacione për zhdukjen e babait tim