POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Bild'/ 10 përgjime të reja nga dosja e Dibrës '184', ja biseda me Gjiknurin, Imer Lalën dhe Xhemal Qefalinë

Tabloidi gjerman "Bild" sot ka publikuar 10 audio-përgjime të reja nga dosja "184", të cilat i ka marrë nga prokuroria ose nga Partia Demokratike në Shqipëri. Ndonëse ishte paralajmëruar publikimi për të enjten mesa duket për të sfumuar edhe lajmin e dhunimit KZAZ-ve nga militantët e opozitës "Bild" vendosi t'i publikojë pasditen e kësaj të mërkurë.

Personazhet kryesore të audio-përgjimeve janë Imer Lala, një personazh jo pak i njohur për Policinë e Dibrës, dikur i njohur si mbështetës i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Një personazh gjithashtu i akuzuar nga PD si kriminel, teksa vetë Bild e përshkruan si bosë të mafies. Imer Lala gjithashtu është babai i deputetes Reme Lala, nga PDIU por që me tej me marrjen e mandatit kaloi me Partinë Socialiste. Në audio-përgjime ai flet me ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, me anëtarin e Komisionit Sigurisë Xhemal Qefalia, dhe deputetin Ulsi Manja. Drejtori i Policisë i përmendur nga opozita si militant i PD-së, në audio-përgjime pranon që është mbështetës socialistë.

Ndërkohë personazhi tjetër në këtë seri të radhës të përgjimeve është Robert Ago ish drejtues i Policisë Dibrës në 2016, kur në këtë rreth zhvilloheshin zgjedhjet lokale të pjesshme, ku garonin Sherefedin Shehu dhe Muharrem Rama i PS, që fitoi me një diferencë prej 4 mijë votash.

Në audio përgjime del edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, që lidhet me Robert Ago nga telefoni i Xhemal Qefalisë, ku kërkon mbështetje për ta transferuar në Bulqizë.

Përgjimet e para për Dibrën

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
Përgjimi 10: Imer Lala bisedë me gruan, vajzën dhe një të panjohur: Isha tek ai bablok i madh

Përgjimi numër 10 ka tre biseda. E para me bashkëshorten e tij, e dyta me vajzën dhe së fundi biseda me një të panjohur, me një zë mashkulli.

Biseda 1

Imer Lala: Do shkoj me një zyrë të madhe, a thua a jam vesh mirë a jo?
Grua: Po mirë mo je.
Imer Lala: Ma fut atë gjë në karikim.
Grua: E kam karikuar pa merak.
Imer Lala: Kur do dalësh ti?
Grua: Jam do jem atje
Imer Lala: Unë nga ora 11:30 nisem.
Grua: Në rregull, hajd

Biseda 2

Vajzë: Ku je? Përveçse u çove nga kafja
Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin, e po shkoj në zyrë
Vajzë: Eh, kuptoj
Imer Lala: Sa të dal ta bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.

Biseda 3

Imer Lala: O zotëri po ku je mor, ti rashë telefonit.
I panjohur: E kam mbyllur atë numër, njëherë për njëherë.  Ju çfarë bëni
Imer Lala: Hej isha tek ai babloku i madh, tani sa dola
Imer Lala: Isha me Qifin më parë
I panjohur: Uhuh
Imer Lala: Ti mos e ruaj leshin për asgjë
I panjohur: Unë?
Imer Lala: Hajd se flasim. Se do vijë atje unë sot

Ora 21:10
Përgjimi nr.9 Imer Lala telefonon Damian Gjiknurin: E kam lënë me njerëzit të ndajmë monitorimin e tendave

Përgjimi numër 9 përmban një bisedë të Damian Gjiknurit, në atë kohë ministër i Energjitikës, me Imer Lalën, ish-drejtues i PDIU-së në Dibër. Në këtë përgjim ata komunikojnë vetëm për të lënë një takim mes tyre, për të pirë kafe.

Damian Gjiknuri: Alo
Imer Lala: A je tu ardh 5 minuta, si e ke punën
Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë ndonjë kafe këtej
Imer Lala:  Po e pimë kafen thashë po kam lënë njerëzit që të ndajmë sot monitorimin e tendave.
Damian Gjiknuri: Tek kioska aty jeni, tek lokali jot
Imer Lala:  Eee. Mos u vono të lutem.

 

Ora 21:05
Përgjimi nr.8 Imer Lalën e marrin në telefon: Kam mbaruar punë unë, por a t'ia jap kartën?

Përgjimi numër 8 është një bisedë e përgjuar mes Imer Lalës dhe një personi që Bild i shkruan vetëm numrin e telefonit. Aty personi e pyet Imer Lalën nëse mund t'i japë kartat një personi që i përmend emrin si Shefki Xhura. 

0682300268: Vlla
Imer Lala:    Çarë bëre
0682300268: Sefki Xhura, a t'ia jap ato kartat apo mos t'ia jap. 
Imer Lala:     Jepja, jepja ..
0682300268: Qe, ok
Imer Lala:      Është kunati dhe gruaja se ai nuk është vetë 
0682300268: Mirë, (Nuk kuptohet) T'ja jap kartën se jam kam mbajtur
Imer Lala:      Jepja, jepja
0682300268: Kam mbaruar punë me të unë, po a ti jap kartën them. 
Imer Lala:       Jepjaaa!

Ora 21:00
Përgjimi nr.7: Telefonata: A e njeh Basri Veselin, s'ka marrë gjë. A i keni sjellë ndonjë kafe?

Imer Lala bisedë me një të panjohur

Imer Lala: Hej Ardi,
I panjohur: O vëlla, një Basri Veseli, e njofim e kemi gjë?
Imer Lala: Si?
I panjohur: Basri Veseli
Imer Lala: Basri Veseli, po
I panjohur: E takova e takova po ska marrë gjë 
Imer Lala: Si s'ka kurrgjo
I panjohur: A i keni sjellë ndonjë kafe.
Imer Lala: Po i kam mbaruar ato punë
I panjohur: Po i ke mbaru mo shoku por skanë shku ato punë 
Imer Lala: Po leri ato bq...
I panjohur: O shok (Nuk kuptohet)
Imer Lala: Ri rehat se për atë vend ku është ai i ka çdo gjë në rregull
I panjohur: Mirë hajd hajd.
Imer Lala: Ku je ti?
I panjohur: (Nuk kuptohet)
Imer Lala: Çfarë ka ndonjë problem
I panjohur: Kurrgjo, atë nate smund e mora vesh
Imer Lala: Huh?
I panjohur:  Atë që e rrafën mbrëmë në Maqellarë a e more vesh?
Imer Lala: Jo! Kush janë ata?
I panjohur:   Po ku di gjë unë, kishin rrafë ça janë këta me kapuça të Flamur Nokës andej. 
Imer Lala: E po e shof në televizor 
I panjohur:    Ishin nja 4 a 5

Ora 20:58
Përgjimi 6/ Imer Lala merr informatata: Ai bashkë me njerëzit e tij votuan kandidatin e PD

Imer Lala bisedon me një person i cili e infromon se një familje ka votuar për Sherefedin Shehun, kandidat i PD për Dibrën në zgjedhjet lokale në këtë qark

Personi: O shef si të kam
Imer Lala: Mirë
Personi: A je mirë
Imer Lala: Mirë si je ti?
Personi: Kryetari i FRD-së me gjithë njerëzit e vet kanë votuar Serefedin Shehun
Imer Lala: Jo nuk është e vërtetë
Personi: Ore, e verifikova tani, para 20 minutash
Imer Lala: O ja q... robt e shpisë
Personi: Ja kontrollova unë se pata lënë një njeri aty. Kane qenë 5 veta duke votuar, të pestë për Sherefedin Shehun.
Imer Lala: Edhe çuni i vet ë?
Personi: Po
Imer Lala: Ja do ta mërrë në telefon atë halen, I thashë kur të shkosh atje te shtabi do takosh Remin dhe ne jemi për atë, i thashë e kupton shqipen, a jo? Më tha dhe Hasan Begu diç, shife njëherë atë m... tha.
Personi; E verifikova tani, para 20 minutash
Imer Lala; O ja q... motrat
Person: Hajde mos e vrit mendjen, po ta thashë ta dije

Ora 20:57
Audio Përgjimi nr 5/Nipi telefonon Imer Lalën: Mund të nxjerrin video të njërit me lekë nëpër duar

Elio: Hë mo xhaxha
Imer Lala: Hëmo xhaxha
Elio Lala: A po pushon?
Imer Lala: Po
Elio Lala: Jo, të mora në telefon se thashë të të pyesja për Adrmit Trukin, sepse dje ke fiksi kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të nxjerrin një video tjetër me lekë nëpër duar
Imer Lala: ëhë
Elio Lala: Edhe thashë ta pyesja, a vepron policia, ose çfarë bën pas video
Imer Lala: Kur e ke takuar një herë?
Elio Lala: E takova, fola, se ja mora Ejsit numrin.
Imer Lala: Jo mo, s'quhet provë ajo
Elio Lala: Po kshu tha dhe ai, mos e rr*aj k*rin
Imer Lala: Mirë hajd
Elio Lala: Qenke lodhur
Imer Lala: Jam dërrmuar, po më dhemb këtu mo Elio, në fund të shpinës nga krahu i djathtë, kocka.
Elio Lala: Po a pive, ndonjë nga ato, advil? Pi nja dy?
Imer Lala: Do jap prap Fiksio video ë?
Elio Lala: Mund të jetë video tjetër...nuk kuptohet
Imer Lala: Ça ishte ky mamuni?
Elio Lala: Nga Sohdollmi, ishte i infiltruar, ishte i përgatitur. Ta mendosh që sot kanë ardhur ato të Fiksit, e ndoqa deri në qoshe, s'e kapa dot
Imer Lala: Erdhën ato të Fiksit ë?
Elio Lala: Po, erdhën dhe e morën me një Benz të zi

Ora 20:56
Audio Përgjimi nr.4: Imer Lala në bisedë me Damian Gjiknurin: Doli llafi jot me 1 mijë vota plus

Në përgjimet e publikuara del edhe biseda mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-drejtuesit të PDIU-së në Dibër, Imer Lalës

Imer Lala: Hë mor zotëri.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Obob, Tërmet i q…nanën.
Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet!
Imer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë unë a po fle gjumë. Jo mor tha s'po më zë gjumi,  jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë s'e paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.
Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!
Imer Lala: Hajde, se mbaroi.
Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.
Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty. Hahaha. Hajde vëlla çiao

Ora 20:55
Audio Përgjimi nr. 3 Drejtori i Policisë Dibër flet me Saimir Tahirin: Faleminderit shumë për angazhimin, je i madh

Robert Ago: O shoku im si je
Xhemal Qefalia: Ej jam me nje tavoline kështu. Ku ke qef me shku ti në Bulqizë a?
Robert Ago: Po. Kush të tha ty?
Xhemal Qefalia :Ok hajt , cao . Jemi këtu me kryeministrin  dhe ministrin
Robert Ago: Jo, unë ju garantoj tu jap cfarë t'iu dojë qefi
Xhemal Qefalia: Sepse mos bim atë Arben Keshin aty , si thu ?
Robert Aga: Po mirë me.
Xhemal Qefalia :Për kokë tate po …Do të dërgoj foto nga tavolina?
Robert Ago :Po më gjete nai dashnore, çi dua fotot
Xhemal Qefalia Pse e mbylle, ja ta nxjerr i cik ministrin se na cave b** , foli. Ej foli një çik këtij shefit të komisariatit Bert Agës.
Saimir Tahiri: Alo, o Bert.
Robert Aga: Mirmroma si je ?
Saimir Tahiri:Nuk shko kjo punë që ma jep Xhemali telefonin dhe të falënderoj unë ty. Nuk shkon kjo .
Robert Aga: Jo të lutem .
Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.
Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer
Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.
Robert Aga: E kam detyrim
Saimir Tahiri: Je i madh , edhe mos e rruj k*** për atë që thonë ata se s'na e ha t*** për ata legena.
Robert Aga: Unë jam ushtari jot
Xhemal Qefalia Ke të fala dhe nga Ulsiu. Foli pak Ulsiut
Ulsi Manja: Ku je mer vlla?
Robert Aga:Në Peshkopi ? C'bëni mo ?
Ulsi Manja:Hic më me kryeministrin.
Robert Aga: Ej mu më duhet me shku pak atje .
Ulsi Manja: Ku mer ?
Robert Aga: Te Bulqiza, po u ndërruam .
Ulsi Manja:Ne themi për të shkosh për  ma lart meër burrë .
Robert Aga: Mirë më mirë ju e dini , por unë kam qef dhe atë .
Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu, bisedo me Xhemalin se kët e kam si shefin e komisionit të sigurisë ne bëjmë llafe të vish për ma nolt , për nai gjo ma të madhe se mu mduken gjona të vogla ato o miku im.
Robert Aga: Mirë mirë…
Ulsi Manja: Mbaje me xhemalin në koerent se këtë kemi organizuar si kryetar komisioni .
Robert Aga:Xhemalin e kam pas vartës.
Ulsi Manja: oo Xhemalii  Komisionit të sigurisë , e keni si shef sot dakord.
Robert Aga:Ai thotë jam ushtar i Bertit , Berti ka qenë komandanti im.
Ulsi Manja:Në rregull në rregull.
Xhemal Qefalia: Hëmër ti se mça t*** mu , kush jam unë ?
Robert Aga: Ej po si ma nxjerr mu ministrin në telefon o k***?
Xhemal Qefalia: Po ti je shoku im , mos më çaj k**mu , do të qis  Ramën , ti folësh Ramës ?
Robert Aga:Po lëre o vlla tashi , shif tma bosh ato shkresën nga Bulqiza .
Xhemal Qefalia: Mos na çaj b** tashi . a je shoku im ? Mos na çaj b**..
Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.
Xhemal Qefalia: Hajde vlla ciao 

Ora 20:52
Audio Përgjimi nr 2/ Shefi i policisë Dibër me deputetin e PS: Mos e ki merak, unë jam socialist dhe s'e ndërroj kurrë

Anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe deputet i PS-së  Xhemal Qefalia dhe shefi i policisë së Dibrës, Robert Ago
Në videon e publikuar, "Bild" shkruan se Qefalia është kryetar i Komisionit të Sigurisë, ndërkohë që ai është anëtar i këtij komisioni)

Xhemal Qefalia: Berti
Shef i policisë së Dibrës: Po shoku im
Xhemal Qefalia: Mos e vrit trurin, Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, po do i themi ne nesër s;ke pse e përmend më atë
Shef i policisë së Dibrës: Jo jo, ai le të vij dhe të kontrollojë ku t'i dojë qejfi
Xhemal Qefalia: Ça ka ai, ai ia fut kot, mundohet që të justifikojë. A e merr vesh ti se çfarë bëhet brenda PD-së, duke u zënë me njëri- tjetrin. Mos e vrit mendjen
Shef i policisë së Dibrës: Jo unë i pata thënë, më sillni kartonin si Messi që ia mban Barcelona edhe të fitoni
Xhemal Qefalia: Tani kot ata, të kishin vënë ty ata, e fitonin ata.
Shef i policisë së Dibrës: Unë jam pjesë e PS-së dhe nuk e ndërroj as për 1 milion vjet.
Xhemal Qefalia: Nuk e vë në dyshim mo vlla, prandaj e thashë unë atë mbrëmë, ishin të gjithë grupi i P, s'ë besonin më.
Shef i policisë së Dibrës: Faleminderit, faleminderit, shyqyr që nuk thashë një fjalë tjetër unë aty. Unë e dija se ishte Gjiknuri
Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije që ne ishim atje
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo thashë ....(nuk dëgjohet)
Xhemal Qefalia: Ishte dhe Gramozi aty, ishte edhe Rama, ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë dhe Damiani në fakt dhe Blerina ...u thashë që ai mund të bëjë shumë ty. I thashë edhe atij Ulsiut që ta përforconte, që të mos kishte kundërshtim. U thashë mu më bën punë edhe në Tiranë ai, puna është që kudo që është ai i jep drejtim.
Shef i policisë së Dibrës: Ishalla mos më çojnë nga Bulqiza , të pushoj pak
Xhemal Qefalia: E pra e, që të çlodhesh një çik
Shef i policisë së Dibrës: Jo kam nevojë që të pushoj pak, sinqerisht...
Xhemal Qefalia: Ikën ato ë?
Shef i policisë së Dibrës: Po, po i përcolla tani, të lumtur
Xhemal Qefalia: Për drekë them unë
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo hëngrën, s;e di ça bën a hëngën , a koktej
Xhemal Qefalia: Drekë, drekë
Shef i policisë së Dibrës: Mirë shefi
Xhemal Qefalia: Mirë vëlla, tr*pin, të bëhet më e mira për ty, mos e vrit mendjen për ata...ta tha edhe mbrëmi "ai" ty, mos ashu gjë nga ato
Shef i policisë së Dibrës: Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë, ma shpërlau gojën
Xhemal Qefalia: Prandaj po them unë
Shef i policisë së Dibrës: Mirë vllë, hajde të përshëndes, ciao
Xhemal Qefalia: Ciao

 

Ora 20:51
Audio Përgjimi nr.1: Shefi i Policisë Dibër flet me Damian Gjiknurin: Tërmet fare, ik mos fol shumë....

Shefi i policisë së Dibrës Robert Ago në bisedë me ministrin e asaj kohe me ministrin Damian Gjiknuri përmes telefonit të Bekim Krashit

Robert Ago: Hë djalosh
Bekim Krashi: Çfarë keni bërë , çfarë keni bërë, e keni myt fare, nuk jeni duke lënë gjë me bo. Vetëm në (nuk kuptohet) jeni shumë pak, minus 10. DO t'i nxjerr të gjitha do t'i jap me letër
Robert Ago: Duhet të kem 1000, poshtë 1 mijëshes nuk e pranoj.
Bekim Krashi: Aaaa, ca fol, ke filluar pretendime të mëdhaja.  Ti jap unë, ti jap të dhënat
Robert Ago: O shpirti i vëllait, po ti kujton se ata ishin budall që bënin ashtu si...
Bekim Krashi: Po prandaj donin të bënin rrëmujë ata, e dija atë punë. I thash komisionerëve mos u lodhni fare, janë të humbur (nuk kuptohet)
Robert Ago: O shpirti i vëllait dëgjo, ajo strategjia ime funksionon
Bekim Krashi: E di mo e di, ti e ke deklaruar se komisar politik, hahaha
Robert Ago: E ke Damian Gjiknurin aty
Bekim Krashi: Do të ta jap në telefon
Robert Ago: Jepja pak
Robert Ago: O shef. Mirëmbrëma
Damian Gjiknuri: Hë mo çfarë bën
Robert Ago: Si je
Damian Gjiknuri: Mirë tull, mirë fare
Robert Ago: S'pate dyshim tek unë
Damian Gjiknuri: Tërmet tërmet, i madh, ik mos fol shumë, hajt ciao të përshëndes.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • POPULLI: 20/06/2019 23:13

    Qe duhen zhdukur nje ore e me pare ky lloj niveli rrugecerish politikan duhen zhdukur ,por me ke se me PD LSI apo PDIU. ORDINER FJALOR DHE PRESIM NE NGA RILINDJA :: Shqipetar merni plackat e zhudukuni nga ai vend nqs doni te shikoni 5 dite te bardha larg llumit te atij vendi.

    Përgjigju
  • erma: 20/06/2019 11:56

    te jesh ne dore te imer lalaes dhe te te bijes qe kane vene koken n trung e s kan ngop barkun me buke!!! EDI RAMA, MOS E PAFSH PIKEN E HAJRIT!!!

    Përgjigju
  • Tirana: 20/06/2019 10:53

    Sa poshte kena ra si shtet tu na pergju gjithkush. Ku ashte sigurimi shqiptare punen e tyra po e baj te hujte. Turp

    Përgjigju
  • Saje Qorri: 20/06/2019 09:25

    Mos rruani K...n se kthehem shume shpejt me banden time dhe prandaj them nuk ka bir kurve te me bej gje mua po deshen ta provojne

    Përgjigju
  • USA: 20/06/2019 03:44

    Ku eshte ai Italiani nipi i Toto Rines qe kerkon te na tregoje si reagon politika ne shtetet perendimit pas votimeve.

    Përgjigju
  • Justice: 19/06/2019 23:10

    A kane fytyre keta socialiste qe se kuptojne kush i perfaqson,mos te flasim per pd e lsi.Pse u be ky popull kaq i ulet.Ku shkoi krenaria e Shqiptarit qe lejon te drejtohet nga keta

    Përgjigju
  • Juri: 19/06/2019 22:03

    Ca bisedash per portokalli!

    Përgjigju
  • Populli: 19/06/2019 21:57

    Më habit vetëm fakti që kafshët në Shqipëri nuk e kuptojnë që muti është MUT dhe vjen era si majtas dhe djathtas. Po thua se vetëm PS ka gjynahe dhe PD është e pastër. Ju qëroft zoti syt dhe mendjen o debila që shkatëroni dhe digjni të ardhmen e Shqipërisë dhe të fëmijëve tuaj duke djegur e shkatërruar vendin.

    Përgjigju
    • Shqiptari: 20/06/2019 09:43

      hallal, mire ke thene: muti eshte mut. Te ishte PD dhe LSI e virgjer, neser proteste dite nate do dilja. Por duke qene se jane llum ata per vete, nuk kuptoj pse duhet t'iu bashkangjitem per te rrezuar Ramen kur jane me keq se Rama. Ama po e the me vend: muti është MUT dhe vjen era si majtas dhe djathtas

  • Thanasi: 19/06/2019 21:38

    Na e ben ket lalen si me qen skenderbeu. Keshtu jan votimet ne shqiperi, ata te pds kan nje an dhe keta te ps nje an

    Përgjigju
  • Vlora e lire: 19/06/2019 21:17

    Na plasi trapi... cdo gje e kordinuar mire para protestave per pak karikim turme

    Përgjigju
  • Miliona: 19/06/2019 21:04

    Milionër e Rinasit e bëjnë këtë marri !!!

    Përgjigju