Bileta falas për turistët në muzetë e Krujës, Margariti: Angazhimin për të pasur sa më shumë vizitorë

Bileta falas për turistët në muzetë e Krujës, Margariti: Angazhimin për të pasur sa më shumë vizitorë

Kruja

Turistët do të kenë mundësi të vizitojnë falas muzetë e Krujës. Nisma është marrë nga ministria e Kulturës e cila dhuroi 5 mijë bileta për bizneset që operojnë në fushën e turizmit. Gjithashtu në Krujë ka nisur puna për restaurimin e Teqesë së Dollmës.

Pesë mijë bileta falas për të vizituar muzetë e Krujës. Kjo dhuratë e ministrisë së Kulturës shkon për bizneset, si bujtina, hotele apo agjencitë turistike që do të çojën turistë në qytetin historik.

Marrëveshja u nënshkrua sot mes ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe sekretarit të përgjithshëm të bashkisë së Krujës.

"Përpos të Dielave që do të jenë falas, apo reduktimi i çmimit të biletave, shtuar dhe biletat falas që po ua dhurojmë bizneseve, janë gjeste të vogla, por që Ju vijnë në ndihmë. Kjo situatë nuk duhet të na pezmatojë, por të shikohen si një mundësi më shumë për të krijuar hapësira të përbashkëta, sepse nuk duhet ta ndalim angazhimin për të pasur sa më shumë vizitor, në Krujën e bukur", u shpreh Margariti.

Margariti gjithashtu pa nga afër punën për rikonstruksionin e Teqesë së Dollmës, monument kulture i kategorisë së I, i dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, ku po punohet në pajantimin e mureve të teqesë.

Ministrja Elva Margariti në Krujë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergji: 09/07/2020 14:53

    Nje 50 leksh nuk i varfëron Turistet,por duhet për MirëMbajtje e ruajtje(ok,fëmijet falas)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë