Biletat e Kombëtares, eksperti i IT për Report TV: Në tregun e zi shkojnë 2700 euro, ja kompania që merret vetëm me këtë punë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan me Çekinë në 12 tetor në "Air Albania". Ndeshja e kualifikueseve për Euro 2024 luhet në 20:45 dhe është më shumë se e rëndësishme për fatet e kalimit në fazën finale të "Gjermani 2024".

Interesi për këtë duel ka qenë i lartë nga tifozët shqiptarë, me FSHF-në që njoftoi se biletat do shiteshin online. Tre ditë më parë (të premte), edhe pse posteri i ndeshjes u shfaq, serveri i faqes "ebileta.al" nuk funksiononte. Tifozët kanë hedhur dyshime për mënyrën sesi u tregtuar këto bileta, që atë mbrëmje u tha se u shitën për disa orë.

Në emisionin "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi tha se biletat mund të jenë shitur edhe për 10 minuta, ndërsa serveri nuk mund të mbante kërkesa aq të mëdha.

Më pas Kallanxhi u ndal edhe te tregu i zi, me biletat që janë tanimë me çmime disa fish të afishuara në faqe të ndryshme në internet. Veç saj, Kallanxhi tha se ka kompani të ndryshme dhe faqe që ndërhyjnë për të blerë sasi të mëdha biletash dhe më pas i shesin shtrejtë. Ai kujtoi se për finalen e Conference League të luajtur në Tiranë, një biletë në tregun e zi dhe konkretisht në faqen viagogo.com shkonte deri në 2700 euro.

"A mund të ndodhë që 300 mijë persona të jenë online? Edhe ka ndodhur, kjo nga optimizmi dhe fitorja e fundit e Kombëtares. Një fitore me çekët do na dërgonte në Berlin. FSHF thotë se ishin 300 mijë përdorues që kanë provuar për një biletë. Vetëm një në 10 përdorues ka blerë. Duhet të jenë shitur edhe për 30 minuta të gjitha biletat. Edhe me finalen e Conference League u shitën shpejt. Ti pret në radhë dhe ke vetëm 7-10 minuta për të bërë check-out një biletë. Nëse kalon këtë kohë, sesioni digjet dhe rifutesh në radhë nga fillimi", tha ai.

Kallanxhi u ndal edhe te dyshimet që biletat mos kenë dalë në shitje, si edhe te bllokimi i serverit.

"Dyshime për ndërhyrje dhe mos kenë dalë fare biletat? FSHF është një entitet jo shtetëror dhe nuk u jep shpjegime qytetarëve. Mund të ndodhë që edhe 20 mijë biletat të jenë shitur shpejt, pastaj do futemi në konspiracion të themi nëse nuk i kanë nxjerrë fare online.

Bllokimi i serverit? Këtë herë ka qenë diçka e veçantë, sa i takon kërkesave. 300 mijë vizita për një server është diçka e madhe. Serveri nuk mund të ketë qenë i rënë gjatë gjithë kohës, nuk e besoj. Nëse FSHF thotë se kanë qenë 300 mijë përdorues, kërkesa ka qenë për 600 mijë bileta, nëse dikush ka dashur dy bileta, sepse një person merrte deri në katër copë", tha eksperti i IT-së.

Tregu i zi i biletave në lulëzim. Këtë shpjegoi Kallanxhi që hoqi një paralele edhe me ndeshjen finale të Conference League, të luajtur në Tiranë më 25 majin e 2022 mes Romës dhe Feyenoord, ku sipas tij një biletë shkoi 2700 euro.

"Biletat? Kërkesat e mëdha bënë që njerëzit të futeshin në faqe. Besoj se kërkesat do sjellin edhe tregun e zi. Ka sajte të ndryshme, është një që quhet "viagogo", ky web kështu bën paratë. Lançon robotët e vet në sajtet ku blihen bileta, blen një numër të caktuar dhe i rishet me çmime të caktuara. Për finalen e Conference League, në këtë sajt u shitën edhe 2400-2700 euro një biletë. Kjo kompani me këtë merret.

Si ndodh kjo? I blen në emrin e kompanisë, individëve, robotëve. Mund të jenë edhe këto kampani që janë futur dhe kanë blerë biletat e Kombëtares", tha Tomi Kallanxhi.

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 18/09/2023 13:08

    Mire,ATA i dime qe Jane maskarenj dhe prokuroria duhet te merret me ta,qe nga kryematrapazi ne krye te FSHF.Po Ju qe blini biletat e tyre jeni te marre,apo budallej me para'teper.Pse u shkoni hajduteve dhe matrapazeve ne stadiume?per tu fryre barkun dhe trashur Qafen?Futbolli ne stadiume luhet Edhe pa' tifoze.Bojkotoni ndeshjet dhe shikoni se si Armando Duka do te ulet cmimet menjehere.Harxhoni leket per te bere te marret ne stadiume,me qeleshe dhe pa' qeleshe.Dhe ankoheni se jeni te varferi dhe oligarket iu lane pa' buke.Trashini Qafen Armando e,se kombetares nuk i ngrini apo ti jlni asnje qime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

McGonigal pranoi fajësinë se mori 225,000 dollarë nga Agron Neza, reagon Basha: Rama e Berisha na vunë nën sulm, por e vërteta doli

McGonigal pranoi fajësinë se mori 225,000 dollarë nga Agron Neza, reagon Basha: Rama e Berisha na vunë nën sulm, por e vërteta doli