Bill Gates mendon si të shpenzojë paratë, kritikon Elon musk: Më mirë të paguaj për vaksinat sesa të udhëtoj në Mars

Bill Gates mendon si të shpenzojë paratë, kritikon Elon musk: Më mirë të paguaj për vaksinat sesa të udhëtoj në Mars

Bill Gates

Miliarderi Bill Gates ka folur në një intervistë për BBC përsa i përket menaxhimit të mirë të të ardhurave dhe ka dhënë shembullin e Elon Musk, sepse sipas tij Musk mund t’i përdorë fitimet e tij për të ndihmuar dhe për të shpëtuar jetë njerëzish në krahasim me udhëtimin në Mars.  Gates ka thënë se më mirë do të paguante për vaksinat sesa të udhëtonte në Mars, gjë që ai nuk mendon se është një përdorim më i mirë i parave.

Bill Gates është shprehur kundër ambicieve të Elon Musk-ut për të dërguar njerëz në Mars. Sipas miliarderit amerikan, ato para në fakt mund të përdoren për të shpëtuar jetë duke investuar te vaksinat e fruthit. 67-vjeçari tha se megjithëse Musk ka një ndikim pozitiv në botë përmes Tesla-s, ai nuk e konsideronte atë si një “filantrop” të vërtetë si Ëarren Buffet, Jeff Bezos dhe ai vetë. Bashkëthemeluesi i Microsoft-it njihet edhe si filantrop pasi themeloi Fondacionin Bill dhe Melinda Gates në vitin 2000 me një mision të deklaruar për të përmirësuar kujdesin shëndetësor dhe për të reduktuar varfërinë në mbarë botën.

Kur u pyet nga gazetari i BBC-së, Amol Rajan, nëse shkuarja në Mars ishte një përdorim i mirë i parave, Gates tha: “Jo për mendimin tim”.

“Është shumë e shtrenjtë të shkosh në Mars. Mund të blesh vaksina kundër fruthit dhe të shpëtosh jetë për 1000 dollarë, për jetë të shpëtuar”, tha ai, duke shpjeguar se udhëtimi në hapësirë ​​nuk është një mënyrë me kosto efektive për të shpëtuar jetë.

Gates ka qenë prej kohësh “avokat” i investimeve në vaksina dhe në një numër rastesh ka theksuar që pandemitë dhe sëmundjet vdekjeprurëse paraqesin një kërcënim të madh për të ardhmen e njerëzimit.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen