Billie Eilish nxjerr në treg këngën e re, që do të jetë kolona zanore e filmit të James Bond

Billie Eilish ka nxjerr në treg këngën e re e cila do të shërbejë si kolonë zanore për filmin e James Bond “No Time to Die”, i cili pritet të dal në kinemat amerikane në 10 prill të këtij viti.

18-vjeçarja është këngëtarja më e re e cila shkruan dhe regjistron një kolonë zanore për filmin e James Bond.

Pjesa muzikore është krijuar nga vetë Eilish në bashkëpunim me vëllezërit Finneas dhe Stephen Lipson.

“Është çmenduri të jem pjesë e këtij projekti në çdo aspekt”, është shprehur Eilish, teksa shton se: “Të krijuarit e një kolone zanore për serinë e një filmi kaq legjendar është një nder shumë i madh”.

Kujtojmë se, Eilish arriti rekord për numrin e çmimeve të fituar në Grammys këtë janar. Ajo është këngëtarja më e re e cila performon solo, që fiton çmimin albumi i vitit për debutin e saj me When We All Fall Asleep, Where Do We Go.

  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të drejta kritikat e kryeministrit Rama ndaj BE për vaksinën?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Akademia e Shkencave jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta profesori i njohur