Myrto Uzuni është futbollisti më i rëndësishëm i Granadas në La Liga 2 të Spanjës dhe kontrata e tij me ta skadon në verën e 2026. Interesi i lartë për beratasin e Kombëtares ka bërë që Granada të mbrojë sulmuesin dhe ‘ElGolo’ bën me dije se palët janë në negociata për rinovim.
Uzunit i është propozuar rinovimi me rritje page, duke e bërë më të paguarin në ekip. Në moshën 29-vjeçare dhe në pritje për t’u bërë baba për herë të parë, Uzuni duket se do zgjedhë të ardhmen në pak javë.
Tetë golat në 13 ndeshjet e këtij sezoni dhe dy vitet e shkuara në nivele të larta në La Liga, te Granada duket se janë rrugës për të ‘blinduar’ yllin e ekipit.