Bino: S'ka grip! Në nëntor nis vaksinimi, falas për grupet e riskut, për herë të parë edhe mësuesit e edukatoret

TIRANE-Drejtoresha e ISHP, Silva Bino deklaroi sot se në javën e parë të muajit nëntor do të fillojë vaksinimi për gripin për grupet e riskut. Ajo u shpreh se këtë vit janë 80 mijë doza vaksinimi, 30 mijë më shumë se vitin e kaluar. Bino theksoi se për grupet e riskut dhe stafin mjekësor vaksinimi do të jetë falas.

Risia këtë vit do të jetë vaksinimi jo vetëm për fëmijët, por edhe mësuesit dhe edukatoret e kopshteve dhe çerdheve. Drejtoresha e ISHP qetësoi duke thënë se deri tani nuk ka raste të gripit, por vetëm viroza dhe rrufë, ndërsa këshilloi qytetarët që të mos përdorin antibiotikë. Por kush janë grupet e riskut që duhet të kenë kujdes? Personat me sëmundje bashkëshoqëruese, me diabet, astmë, obezët, gratë shtatzëna janë disa nga grupet e riskut që duhet të bëjnë kujdes.

"Sezoni i gripit nuk ka filluar akoma. Në bazë të dhënave të ISHP-së nuk kemi regjistruar raste me grip, por ka një qarkullim të virozave respiratore, rrufës, që shpesh njerëzit e ngatërrojnë me grupin. Nuk kemi forma të rënda, qarkullim të gripit. Edhe në rajon qarkullimi i gripit është i ulët. Në rajonin Europian qarkullojnë viruset A dhe B, por nuk mund të bëjmë parashikimin, pasi jemi herët dhe gripi është sëmundje e paparashikueshme. Ne presim që të qarkullojnë këto viruse që janë të përfshirë në vaksinën e gripit.

Aktualisht nuk kemi të dhëna nga vendet fqinje, por ka të dhëna nga Italia të rasteve me grip, por shumë të rralla. Vaksinimi do të nisë javën e parë të nëntorit, në atë moment vjen edhe vaksina ndaj gripit, që jepet falas për të gjitha grupet e riskut dhe punonjësit shëndetësor. Po promovojmë vaksinimin e fëmijëve, dhe të mësuesve të shkollave dhe edukatoreve të kopshteve dhe cerdheve, pasi janë në kontakt me ta. Do të fillojë vaksinimi për të gjithë grupet e riskut. Gripi është një sëmundje e rrezikshme, që shfaqet cdo vit me tre forma, të të lehtë, të mesme dhe rëndë, që mund të japë edhe vdekjen.

Format e rënda vihen re te personat me sëmundje bashkëshoqëruese, diabet, astmë, obezët, gratë shtatzëna, etj. Ne kemi një parashikim në lidhje me viruset e gripit që janë pjesë e vaksinës, prandaj u vonua, pasi rekomandimet e OBSH-së u dhanë një muaj më pas, nga shkurti në fund të marsit. Presim të qarkullojnë viruset A dhe B, AH1NI dhe AH3N2 me karakteristikat përkatëse, pasi vaksina e një viti që shkoi ka disa ndryshime të vogla por thelbësore" tha ajo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘Dezinformimi’, Nikolla u kërkon krerëve të grupeve parlamentare të dërgojnë emrat e anëtarëve

‘Dezinformimi’, Nikolla u kërkon krerëve të grupeve parlamentare të dërgojnë emrat e anëtarëve