Kurti akuza përfaqësuesve të BE: Lajçak e Borrell u pozicionuan kundër Kosovës, të japin llogari! Serbia s'ka bërë propozime, na sjellë një draft që e kemi refuzuar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzon të dërguarin e BE, Lajçak si fajtorin kryesor të dështimit të procesit të dialogut. Pas takimit të 14 në Bruksel, Kurti thotë se Lajçak u rreshtua në anën e Serbisë dhe se në takim u gjend përballë një skenari të përgatitur nga ndërmjetësuesi i BE në koordinim me Presidentin Vuçiç.

Ai ka thënë se pasi propozoi një plan të punuar nga Kosova, presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy sipas tij thanë, që ky plan është shumë jorealist.

 Kryeministri i Kosovës tha se në Bruksel, në takimin me Vuçiç, me praninë e ndërmjetësve të BE-së Joseph Borrel dhe Miroslav Lajçak, u gjend përballë një skenari të mirëpërgatitur.

“Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një sklenari të cilin z. Lajçak dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë. Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist. Në takimin e parë, m’u kërkua që të kalojmë menjëherë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar në nenin 7 të marrëveshjes bazike në lidhje me nenin 10. Ua bëra të qartë që një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnin pa u dakordësuar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar”.

Kurti etiketoi direkt Lajçakun se është rreshtuar në krahun e Serbisë dhe për këtë kërkoi që të japë llogari përpara institucioneve të BE-së.

“Emisari evropian Lajçak natyrisht se nuk me jep llogari mua si Kryeministër. Ai u jep llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Ajo se ç’ka kam thënë në veçanti kohët e fundit, është mëse e mjaftueshme për këtë llogaridhënie”. 

Kryeministri kosovar hodhi poshtë deklaratat e Brukselit se ai ka refuzuar një plan për sekuencimin e Marrëveshjes Bazë, dhe një ditë pas takimit në 15 shtator për takimet e Brukselit u ka dërguar letra informimi Uashingtonit, Berlinit, Parisit dhe Romës.

Rundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve.

Ky ishte takimi i parë mes Vuçiqit dhe Kurtit pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të majit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:56
Kurti: Propozimi i Kosovës u shpërfill në mënyrë të koordinuar nga Vuçiçi dhe Lajçaku

1695029200_kurti.jpg

Kryeministri Albin Kurti dha detaje nga takimi bilateral dhe trilateral, duke thënë se në këtë  të fundit është përballur me një skenar nga të cilin i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, sipas tij, e kishte dizajnuar kohë më parë.

“Unë shkova me një propozim konkret, në të cilin parashikuam një zbatim të plotë të marrëveshjes bazike”, u shpreh Kurti. Propozimi ynë bazohej ku çdo nen e përcaktim të marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj zbatues duhej të përfshihej në zbatimin e planit të sekuencuar”. Në takimin e parë bilateral që pata me përfaqësuesin Borrellin dhe ndërmjetësin Lajçak m’u kërkua që të kalojmë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar të nenit shtatë të marrëveshjes, në lidhje me nenin 10. Ua bërë të qartë se një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnin”.

Sipas kreu të Qeverisë sw Kosovws, diplomati evropian dhe Vuçiçi janw koordinuar me njwri-tjetrin me skenarw pwr tw refuzuar propozimin e Kosovws.

“Lajcaku dhe Vuçiçi, ishin koordinuar me një qëllim, të bëjnë të pamundurën një skenar në të cilin marrëveshja zbatohet në plotësi, dhe t’i japin jetë një skenari, ku e vetmja e marrëveshja zbatohet, ajo pjesa marrëveshje së mirë evropiane, mospërfaqësimi i njërës tjetrës në marrëdhënie ndërkombëtare mos të pranohet asnjëherë”.- tha Kurti.

Ora 11:48
Bislimi: Kosova s’ka hequr dorë nga marrëveshja përfundimtare me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova nuk ka hequr dorë nga marrëveshje finale me Serbinë. Bislimi në një konferencë për media sqaroi deklaratën e tij të para disa ditëve se “Kosova ka bërë lëshim që ka pranuar marrëveshjen bazë pa njohjen reciproke”.

Ai theksoi se pala kosovare ka bërë koncesion ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe jo ndaj Serbisë.

“Jo që kemi hequr nga marrëveshje finale, për arsye se plani franko-gjerman si fazë e ndërmjetme. Kryeministri e posedon një letër të pranuar nga zotëri Lajçak, që plani franko-gjerman siguron njohjen de-facto”, tha Bislimi.

Numri dy i qeverisë tha se plani franko-gjerman është marrëveshje drejt normalizimit.

“Mandati që ka zotëri Lajçak është që të negociojë apo lehtësojë një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, në një marrëveshje ligjërisht obligative. Pamundësia e faktorit ndërkombëtar që ta detyrojë Serbinë të jetë konstruktive ka detyruar sjelljen e propozimit franko-gjerman. Domethënë ka qenë kërkesë e propozuesve që të futet një fazë e ndërmjetme dhe prandaj quhet “Marrëveshje drejt normalizimit”, e cila i ofron Kosovës njohje de facto por njohja de jure mbetet më vonë”, theksoi ai.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 18/09/2023 12:43

    Vetem kafshet Kane mundur te presin diç tjeter nga ajo qe sot kosova po perjeton, bysllimi si edhe shefat e tij kurrci e mender presednike osmanka i trajton shqiptaret tamam si kafshe,ndryshe nuk do e bante kete deklarate turperuese se kosova nuk paska hesur dire nga marreveshja perfundimtare me serbine ! Por pa e thane se cila eshte, nderkohe qe bysllimi si dhe shefat e tij Kane akuzuar ish presidentin Thaqi dhe uçk-n edhe per masakrat qe millosheviqi ka ber edhe ne kroaci e bosne, bile edhe kshilltari i kurrcit nje far skellzen gasi( shkelzen gashi) ne tv ka akuzuar ish presidentin Thaqi dhe uçk-n se masakrat ne kosove i kan kryat ata e jo serbia, tash bysllimi si dhe shefat e tij kur e pane biren e minit dhe e kuptuan se kush eshte llajqaku, borreli dhe osmanka e vuqiqi po na dalin ne tv bash si femije lyoes dhe duke u ankuar se jane tradhtuar nga llajqaku tentojne ta bindin elektoratin e tyre se i Kane mbeshtetur per muri, luje koken bysllim luje se nta e ke, sepse kete shqiptaret qe e kan qliruar kosoven dhe e kan shpallur shtet e kan ditur se me juve do rikthehet serbosllavia per te cilen llajqaku borreli osmanka e vuqiqi Kane punuar, kurse ti dhe qenefi i quajtur VV-c keni ber argatin e serbise si kurre me par duke akuzuar ish presidentin Thaqi dhe uçk-n njelloj si millosheviqi dikur, i vetmi dallim eshte se tash nuk jan te njejtit njerez por femijet me e tyre, si psh nuk eshte surja popovci por i biri,apo milici i millosheviqit por r bija, e shum e shum te tjer Ku me pergjegjsi e them se as millosheviqi vet nuk do ta nderronte kete qeveri dhe kete mender presednike sepse nuk do gjente njerez me te besuar se ju asku ne serbi, e tash kafshet qe ju kan votuar le te pertypen se kasapi te dera eshte do u vie radha te gjitheve ashtu siq i erdhi rrahman morines me shoke pasi realizuan ato qe millosheviqi pati deklaruar ne fushe kosove,te siguroj per kete bysllim ty me shefat tu dhe ate ahmak konjufcen.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 18/09/2023 12:16

    Allbin kurrci nese ke pak ndergjegje njerezore para se te deklaroheshe sot per kete kurth siq e quand ti duhet ti kerkon falje publike ish presidentit Thaqi sepse ai ishte kategorik kunder llajqakut si ndermjetes ndersa ti dhe mender presednike osmanka edhe pa e marre pushtetin keni deklarata se mezi po prisni ta filloni punen me llajqakun, a je i vetedijshem sot se çfar po flet i nderuar apo e je kuptuar se ke rene ne kurthin vuqiqi & osmanka dhe tash eshte shume vone, i nderuar targat i legalizove ti kurse mender presednike osmanka i dejretoj dhe sot e jeté Jane zurtarizuar dhe per europen Jane me te fuqishme se sa ato te beligradit sepse Kane edhe vulen e mikut tat llajqaku, pra sikur te ishe njeri sot duhet te kerkon falje publike dhe te largohesh nga pushteti por para se ta besh kete duhet ta shkarkon mender presednike osmanken nese ke zhele siq thoshte jozefine topalli.

    Përgjigju
  • Mario: 18/09/2023 11:40

    ik o Albin se te deshtoi plani qe kishe me Vucic per shitjen e Kosoves. Tani ik e luaje pjesen edhe ne Okb te justifikosh borxhin e Ohrit

    Përgjigju
    • Ops: 18/09/2023 12:04

      O ramazon

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ 51-vjeçari vjedh furgonin, momenti kur merr nga mjetin e parkuar! Vihet në pranga

Vlorë/ 51-vjeçari vjedh furgonin, momenti kur merr nga mjetin e parkuar! Vihet në pranga