Regjistrat e QKR nxjerrin Ben Qimen 'fermer' dhe Sajmir Taullain biznesmen 'të falimentuar'

Regjistrat e QKR nxjerrin Ben Qimen 'fermer' dhe Sajmir Taullain biznesmen 'të falimentuar'

Sajmir Taullai dhe Arben Isufaj, i njohur me nofkën 'Ben Qimja' janë dy emrat e tjerë që u kërkohet nga agjentët e Operacionit Forca e Ligjit të deklarojnë dhe vërtetojnë pasurinë e tyre. Të dy janë emra të njohur nga policia për pasuri të vënë nga aktivitete kriminale, por në një kërkim në regjistrat e QKR-së, ata nuk rezultojnë aq 'të pasur', kjo dhe për faktin se shumica e pasurive të tyre dyshohen të regjistruara në emër të familjarëve dhe personave të tretë, që sërish edhe ato do të janë objekt hetimit nga akti normativ i OFL-së.

Sipas QKR-së, Ben Qimja rezulton bashkëpronar me 33 % të aksioneve vetëm në kompaninë “Akili Alb” SHPK, regjistruar më 5 prill 2011. Kjo kompani merret me prodhimin, tregtimi dhe përpunimi i produkteve bujqësore, blegtorale, import-eksport dhe prodhim i fidanëve frutorë. Ndaj 'fermerit' Ben Qimja, hetimi për pasurinë është kryer edhe në vitin 2014 dhe më pas në 2018 nga Krimet e Rënda. Nga regjistrat e QKR-së, ku nuk rezulton asnjë tjetër përveç kompanisë  “Akili Alb” SHPK  tregon se ai i ka të regjistruara pasuritë në emër të personave që janë rreth familjar apo personave të tretë. Arben Isufaj dyshohet se ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash nga aktiviteti kriminal, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri.

Për sa i përket pasurisë së Saimir Taullau, sipas QKR-së ai rezulton pronar i vetëm i kompanisë “SABA-Taullau 3” me veprimtari në fushën e ndërtimit dhe zbatimit të punimeve, prodhim inertesh e ndërtime rrugësh, projektim, montim dhe shërbim për pikat e karburantit, transport i pasagjerëve për llogari të vetat dhe të personave të tretë dhe shitje karburantesh me pakicë, plus hotel, bar-kafe, lavazh e restorant.

Aktiviteti i kompanisë së Taullaut është zgjeruar në Greqi dhe Itali, por në pasqyrën financiare të deklaruar për 2018, kompania deklaron humbje duke e kthyer atë 'në të falimentuar'. Edhe për Saimir Taullaun dyshohet se ka regjistruar pasuritë në emër të palëve të treta.


Lajmi kryesor:

Anti-KÇK-ja i vihet pas pasurisë së dy të 'fortëve' të radhës, Ben Qimes dhe Saimir Taullaut (Skeda)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë