Biznesi online ‘triumfon’ në pandemi! Agjentja e shitjeve: Qytetarët të pasigurt, shpenzojnë për ushqime dhe produkte higjienike

TIRANW- Pandemia COVID-19, nuk pati ndikim negativ në të gjithë kategoritë dhe llojet e bizneseve. Një prej tyre është tregtia online, e cila u konsiderua si zgjidhje për shumë biznese, për ti shpëtuar mbylljes dhe në rastin më të keq falimentit.

Sektori e-commerce apo tregtia online ka qenë një ndër sektorët më të favorizuar të gjithë fushave të tjera. Ky zhvillim ka ardhur në rritje shumë herë më të lartë se përpara pandemisë. Kjo rritje do të vazhdojë edhe në 2021 dhe kjo është e sigurt pasi tregtia tradicionale po kthen platformat e saj online dhe kjo do të sjellë një zhvillim të industrisë online”, sqaron agjentja e shitjeve online Pranvera Rrapushi

Pavarësisht ecurisë pozitive, pandemia ka ndikuar në sjelljen e qytetarëve të cilët si pasojë e pasigurisë kanë frenuar blerjet e shumta.

“Faktori i parë do të ishte papunësia, dhe rritja e papunësisë ndikon në uljen e shitjeve dhe faktori i dytë është pasiguria, duke qenë se duke mos ditur se çdo të ndodh njerëzit do të kursejnë. Gjatë pandemisë ndryshoi panorama e të bërit biznes duke qenë se kërkesa konsumatore kanë qenë tek gjërat e domosdoshme që kanë lidhje me shëndetin me familjen”, shprehet Rrapushi.

Përveç këtyre faktorëve edhe informaliteti ndikoi negativisht.

“Ka edhe informalitet dhe sigurisht që ai nuk është pozitiv pasi i bën klientin skeptik nuk dinë të zgjedhin se ku janë kompanitë serioze”, thotë ajo.

Por nga ana tjetër ka edhe nga ata biznese, kryesisht ato që drejtohen nga moshat mbi 50 vjeç që nuk e shohin si mundësi kthimin e aktivitetit të tyre në online.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale