Biznesmeni Ahmet Muça ‘mbuloi’ me para gjyqtarin Ken Dhima, zbulohen pagesat për pushime, udhëtimet turistike dhe dhurata deri në 20 mijë euro

Biznesmeni Ahmet Muça ‘mbuloi’ me para gjyqtarin Ken Dhima, zbulohen pagesat për pushime, udhëtimet turistike dhe dhurata deri në 20 mijë euro

Gjyqtari i Vlorës, Ken Dhima

Në 29 korrik të 2021, Komisioni i Vetingut shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Ken Dhima, për mosjustifikim të pasurisë dhe cenimin e besimit të publikut. I njohur edhe si ‘rebeli i Vlorës’, për shkak se në vitin 2018 shpërthe kundër reformës në drejtësi në ish-KLD duket e konsideruar vepër të Soros si dhe për shkak sherreve me kolegët në Gjykatën e Vlorës, Ken Dhima u shkarkua pasi nuk justifikonte disa shtëpi, dyqane, makina, llogari bankare etj., me vlerë mbi 600 mijë USD.

Por, nga dosja hetimore, doli në pah fakti se, gjyqtari Ken Dhima ‘ishte’ mbuluar me para nga biznesmeni Ahmet Muça, ish-pronar i universitetit “Kristal”, i arrestuar në vitin 2018, për “falsifikim diplomash”. Për 9 vite me radhë, Ahmet Muça ‘mbuloi’ me ero gjyqtarin, duke e bërë që rroga t’i dukej si një bakshish.

Ahmet Muça rezulton një sponsor i çuditshëm dhe sistematik i Ken Dhimës. Në vitin 2008, Ahmet Muça i ka paguar pushimet gjyqtarit Ken Dhima në Turqi dhe Egjipt, me 3 800 euro. Në vijim, Ahmet Muça ka sponsorizua botimin e librit në 20 mijë euro. Në vitin 2009, biznesmeni Muça i ka paguar Ken Dhimës një tjetër udhëtime në shumën 2 500 euro si dhe një operacion jashtë shtetit në vlerën 8 mijë euro. Në vitin 2010, Ahmet Muça i ka dhuruar gjyqtarit të Vlorës 10 mijë euro. Në vitin 2011, Ahmet Muça i ka bërë një tjetër dhuratë gjyqtarit Ken Dhima, duke i dhuruar 15 mijë euro.

Ahmet Muça nuk është mjaftuar me kaq, por ka vendosur që ta marrë edhe në punë gjyqtarin Ken Dhima në universitetin “Kristal”. Në vitin 2008, Muça i ka dhuruar Ken Dhimës 20 mijë euro tashmë në cilësinë e pedagogut të Kristal. Në 2013, i ka dhënë edhe 5 mijë euro si shpërblim. Ahmet Muça nuk ndalet.

Në vitin 2016, i jep si shpërblim gjyqtarit Ken Dhima edhe 20 mijë euro të tjera, ndërsa ka sponsorizuar për kurimin e bashkëshortes së Ken Dhimës në Austri. Jo vetëm kaq. Por, në vitin 2017, Ahmet Muça i ka dhënë gjyqtarit Ken Dhima në formë dhurimi dhe shpërblimi shumat 10,000 euro, 15,000 euro dhe 5,000 euro, të cilat nuk janë paguar nga arka e kompanisë, por nga xhepi i tij. Dhe Ahmet Muçaj nuk është biznesmeni i vetëm, i cili i ka dhënë Ken Dhimës para!

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • John Doe: 02/11/2021 11:33

    Ju sugjeroj ta ri-postoni kete lajm. Vetem ne kete menyre media kthehet ne sherbim te publikut. Shkarkimi i Ken Dhimit dhe Klorinda Dhimi Cela nuk sjell asnje perfitimin per qytetaret, pasi ata mund te kene miliarda pasuri te perfituara ne menyre kriminale. Persa kohe keto asete nuk vihen ne sekuestro dhe nuk kalojne ne arken e shtetit, reforma ne drejtesi ska asnje vlere.

    Përgjigju
  • Iris: 27/09/2021 23:59

    <<Ndere >> te medha kerkojne <<mirenjohje>> po aq te medha.Ky i paska bere ndere te atilla,sa e ka kthyer ne vasal per vite te tera,si bejleret tane dikur qe u paguanin sulltaneve kestet e vasalitetit!

    Përgjigju
  • Muli: 27/09/2021 19:05

    Po Sokol Ngreci qe po falsifikon aktet e kontrates me ndihmen e Ard veliut. Ikni ore se vetingu eshte nje turp i madh. Te kaloj Sokol Ngreci mos ngelt me gjyqtar ne rruzull tokesor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet