Mes biznesit dhe krimit, si e shpëtoi gjykata nga burgu përjetë për 4 vrasje Ilir Gavoçin, njeriun që priste 400 mijë $ në Australi

Zbardhet vendimi i dënimit të Ilir Gavoçit, pritësit në Australi të 400 mijë dollarëve që policia e Tiranës, i sekuestroi vëllait të tij, Aleksandër Gavoçi në tentativën që ky i fundit do ja transferonte nga Tirana në Australi. Ilir Gavoçi është një personazh mes fushës së biznesit dhe krimit në Shqipëri, pasi ka pasur disa herë probleme me drejtësisë Shqiptare. Dënimi i fundit i tij është dhënë në fillim të muajit Shkurt 2007, ku gjyqtari Kreshnik Omari e ka pasur në bankën e personave të pandehur për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të 4 personave.

Por gjykata e ka ndryshuar këtë akuzë duke akuzuar dhe dënuar përfundimisht Ilir Gavoçin për akuzën e “Vrasjes së kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, duke  shpëtuar Gavoçin nga burgimi i përjetshëm dhe dënuar atë përfundimisht me 5 vite burgim. Për të njëjtën akuzë është dënuar dhe bashkëpunëtori i Ilir Gavoçit, njëherësh ish-bodigardi i tij, Ilir Oruçi, i cili është dënuar fillimisht me 6 vjet burgim, por duke iu shtuar dhe një dënim tjetër për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, gjykata e ka dënuar Ilir Oruçin me 9 vjet heqje lirie. Mirëpo duke përfituar nga gjykimi u shkurtua ky dënim është ulur ndjeshëm dhe Ilir Oruçi është dënuar përfundimisht me 6 vjet burgim.

Viktimat e këtij sherri të zhvilluar në lokalin “Olalba”, ishin Ali Beqja, 29 vjeç, Altin Djepaxhia, 34 vjeç, ish- oficer në Ministrinë e Brendshme, Alban Kruja, 35 vjeç dhe Elvis Berberi, 25 vjeç, të katërt nga Shkodra. Ndërkohë shkak i kësaj përplasje me armë është bërë këngëtarja e lokalit, e cila këndonte për llogari të biznesit që ishte në emër të Ilir Gavoçit. I pari që ka ndërhyrë ka qenë pronari Gavoçi, i cili u është afruar shkodranëve dhe u ka kërkuar që të mos bezdisin këngëtaren e tavernës, por viktimat kanë vazhduar në të tyren.

Gavoçi ka dërguar truprojën e tij, Ismet Oruçin që të “këshillonte” klientët, por këta të fundit kanë filluar ta shajnë dhe ta godasin me grushte. Pikërisht ky ka qenë momenti që ndezi gjakrat në konfliktin që përfundoi me katër të vrarë. Ndërkohë një dosje e dytë ku del emri i Ilir Gavoçit ndodhet në Berat, pasi prokuroria e këtij qyteti e ka marrë të pandehur për akuzën e “Grabitjes me dhunë”. Gavoçi është gjykuar dhe në fund të procesit ka fituar pafajësinë. Në atë periudhë, prokuroria pretendonte se kishte zbuluar Ilir Gavoçin në këtë grabitje, duke i sekuestruar një parfum “Shanel” dhe një gjurmë gishti në banesë.

Vendimi i Gjykates per denimin e Ilir Gavocit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besniku: 30/05/2020 12:15

    Sic e shikoni askujt nuk i interson ky personazh, qofte as per nje koment ne kete artikull, pse pas kater veta te mebtur te vrare te Olalba nuk u denua ? sepse ky Sander Gavoci,ka mbi 10 vite qe dergon me pushime ne Turqi gjykates e prokuror, me familje e me te dashura sa here qe atyre u eshte tekur, ju provoni vetem te shikoni levizjet e njerzve te drejtesise ata qe kane destinacion Turqine 10 vitet e fundit e beni lidhjen, provoni shikoni gjykates e prokuror qe kane pasur BMW X5 e Range Rover e beni lidhjet se eshte shume thjeshte, e kote qe merreni me kete rrezikun qe rri gjithe diten me raki e qofte, ka gjetur terren dhe ka mbjedhe. B.K

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet