Biznesmeni tregon bisedën me Blendi Gonxhen: Më dërgoi postimin tim ku mbështesja Monika Kryemadhin në Whats'app, ngela i ofenduar (VIDEO)

Erion Mane, pronar i 'Mattias Travel' ka publikuar ditën e sotme në presidencë bisedat që ka zhvilluar me Blendi Gonxhen, drejtues i DPSHTRR-së, i cili në fund të bisedave mes tyre i ka dërguar një foto të postuar nga Erion Mane në Facebook, ku mbështeste Monika Kryemadhin. Sipas tij nga patronazhistët ai rezultonte mbështetës LSI-së.

'Do thoni ju pse unë ju drejtova presidencës, i jam drejtuar drejtorisë përkatëse, por mora informacioen negative. Më 12 maj 2020 pas një takimi të organizuar në presidencë kemi bërë një takim në presidencë në lidhje me vështirësitë e këtij sektori. Pas këtij takimi, në qershor, unë marr çdo ditë të shtunë gjoba të herë pasherëshme nga autoritetet rrugore. Ky ishte një ligj i rrëzuar. Më kanë thënë që t'u drejtohem gjykatës, por ka një problem pasi në gjykatë zgjat 3 ose tre muaj dhe më bie të rri pa punë për aq kohë. E njëjta situatë më ka ndodhur të shtunën. Vetë polici rrugor i thotë që kjo licencë nuk ekiziston më. Personi që i jepte urdhra i thoshte më dërgo gjobën me foto në Whatsapp. Deri këtu e lash me kaq për tu marrë vetë me këtë çështje dhe pastaj kam takuar Blendi Gonxhen. Ky është Blendi Gonxhe, (Tregon SMS-të) për tu qetësuar dhe vetë i shkruaj në mëngjes.'- tha Mane.

Blendi Gonxhe i ka thënë gjatë bisedës se ai nuk ka pse ti paguaj, pasi këto janë gabime të policisë dhe se do t'i krijonte lehtësi për zgjidhjen e rastit.

Gonxhe: Jo nuk duhet të paguash asnjë lekë! Mos paguani asgjëkundi, do vij personeli me ty për të marrë letrat.

Pas kësaj, Mane ka falenderuar Gonxhen, ndërkohë që ky i fundit i ka dërguar në mesazh një foto të postimit të tij në Facebook, ku kishte publikuar një mesazh mbështetës për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

'Kam postuar një foto të Monika Kryemadhit dhe më tha s'ka gjë edhe pse për ty ne jemi një 'gjethe e kalbur'. Ngela shumë i ofenduar më këtë pjesë. Ai më thotë ‘I ke shkruar kujt po punon të ndreqë baltën tuaj. GJ.M.’ dhe nga ky moment më ka bllokuar.

Pas këtyre gjërave fillojnë të vijnë në formë të qeshure, informacionet për të gjithë familjen time nga patronazhistët. Tek të dhënat e babait është numri i telefonit tim. Patronazhisti Erando Pengili. Fotoja që kisha vënë në ‘Facebook’ ishte e para 2-3 muajve, ndërsa screen shot, thoshte para 2 orësh, që do të thotë ishte bërë më herët.

Pasi nuk mora përgjigje, iu drejtova presidentit. Do kërkoj dhe mbështetjen e ambasadorëve për të marrë azil politik. Jam i rrënuar gjatë gjithë kohës për gjëra që nuk më takojnë. Nëse unë dua të postoj një foto të kryeministrit është e drejta ime, po ashtu dhe të Presidentit dhe të çdo njeriu në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi biznesmeni.


Lajmi kryesor:

'Si më kërcënonin me gjoba se postova në FB foton e Kryemadhit', Meta nxjerr sms e biznesmenit: Patronazhistët kanë ngacmuar dhe vajzën time të vogël


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket e drejtë kërkesa e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve ne 9 qarqe?



×

Lajmi i fundit

John

Digjet gjatë natës makina e vëllait të Eljon Hysës në Krujë, në 2018 u gjet i vrarë dhe i groposur në Nikël