Moti i keq dëmtoi rrjetin elektrik, Tirana në errësirë për rreth 1 orë! OSHEE: Problemi u rregullua (FOTO)

Moti i keq dëmtoi rrjetin elektrik, Tirana në errësirë për rreth 1 orë! OSHEE: Problemi u rregullua (FOTO)

Zona e Irfan Tominit pa drita

TIRANË- Për rreth 1 orë, disa zona të caktuara në Tiranë kanë qenë në errësirë. Shkak ka qenë dalja jashtë funksionit e dy nënstacioneve të OST në Selitë dhe Kashar, si pasojë e motit të keq me shira të dendura.

Referuar burimeve zyrtare nga OSHEE, energjia elektrike u ndërpre në zonat: Kashar, Selitë, Komuna e Parisit, pjesa e autostradës Tiranë - Vorë, Lapraka, Yzberishti, Unaza e Madhe, etj. Pas ndërhyrjeve nga ana e punonjësve të OST  u rikthye energjia elektrike.

"Si pasojë e kushteve atmosferike  dhe mbitensionit u stakuan në orën 20:26 dy linjat 110 kV të OST-së, të cilat furnizonin n/stacionet Kashar dhe Selitë.

Kjo solli stakim të energjisë elektrike në disa zona si: Kashar, Selitë, Komuna e Parisit, pjesa e autostradës Tiranë - Vorë, Lapraka, Yzberishti, Unaza e Madhe, etj. Nga ana e OST u morën masat duke rikthyer energjinë në orën 20:38.  Në Selitë, deri në orën 20:45 u rikthye energjia elektrike ne 82% te konsumatorëve.

Në orën 20:53 mori tension edhe pjesa tjetër e abonentëve.  Nga ky moment të dy NST Selitë dhe Kashar janë në regjim normal pune si nga ana 110 kV ashtu dhe nga pjesa 20 kV", njoftoi OSHEE.

Zona e Selitës pa drita

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin