Balerini Kledi Kadiu rrëfehet për sëmundjen e të birit: Ai është luftëtar si unë

Balerini Kledi Kadiu rrëfehet për sëmundjen e të birit: Ai është luftëtar si unë

Kledi Kadiu

Koreografi dhe balerin Kledi Kadiu ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private. I ftuar në “Verissimo”, Kledi Kadiu rikthehet për të folur për problemet shëndetësore të djalit të Gabrielit, i cili u diagnostikua me meningoencefalit pak pas lindjes.

 "Do të jetë sigurisht një rrugëtim i gjatë , por ne jemi të kënaqur. Po bëjmë hapa të vegjël përpara”, tha ai.

“Gabrieli është i vendosur, një luftëtar , si unë”, vijon koreografi, duke i shpjeguar Silvia Toffanin se si  ka ndryshuar jeta e tij pas diagnozës së të birit.

"Ai po më mëson të marr jetën ashtu siç vjen, të përveshë mëngët dhe të shikojë gjithmonë përpara. Është e kotë të fokusohesh në gjëra nga e kaluara që nuk japin rezultat."

*Meningoencefaliti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të vdesë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Babai pensionist i Ilir Metës shtëpi në Gjirin e Lalzit, e bleu me një shifër qesharake në vitin 2023

Babai pensionist i Ilir Metës shtëpi në Gjirin e Lalzit, e bleu me një shifër qesharake në vitin 2023