Bledi Çuçi thirrje fermerëve: Mbillni vetëm fidanë të certifikuar nga Enti Shtetëror i Farave (VIDEO)

"Për të gjithë fermerët që të marrin fidanë të certifikuar nga Enti Shtetëror i Farave sepse tek fidani fillon çdo gjë, është baza për suksesin e prodhimit." ky ka qenë mesazhi i Ministrit të  Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, për fermerët.

Ministri vizitoi në Berat një prej fidanishteve më të mëdha të zonës, ku përgatiten fidanë të hardhisë, ullirit dhe pemëve frutore.

“Një mesazh shumë i rëndësishëm për të gjithë fermerët që të marrin fidanë të certifikuar nga Enti Shtetëror i Farave sepse tek fidani fillon çdo gjë, është baza për suksesin e prodhimit. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për t’u kuptuar nga fermerët, jo vetëm për ullirin dhe hardhitë, por për të gjitha pemët. Nëse nuk merren fidanë të certifikuar ndodh pastaj që në shumë zona duke marrë fidanë në vende të ndryshme si Greqia e Spanja, i kanë sjell këtu dhe më pas kanë dalë pa produktivitet ngaqë nuk përshtaten dot me klimën. Këto fidanishte kanë rëndësi shumë të madhe sepse këto në një farë mënyrë orientojnë drejt fermerët se çfarë duhet të mbjellin për karakteristikat e tokave që kanë”, tha ministri Çuçi.


/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës