Fevziu: Të futurit e rinj në parlament janë karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor! Murrizi letër AMA-s

Myslim Murrizi dhe Blendi Fevziu

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi, i është drejtuar sot me një letër Autoritetit të Mediave Audiovizive, ku kërkon që të marren masa ndaj gazetarit Blendi Fevziu.

Murrizi shkruan se Fevziu në emisionin e së hënës, përballë presidentit Ilir Meta, është shprehur me një fjalor denigrues ndaj deputetëve të opozitës së re, duke i quajtur ata karagjozë e me një nivel mizerabël kulturor. Ai ka shtuar se kjo mënyrë të bëri 'emision' është tipike e personazhit, në fjalë të drejtuesit të emisionit.

Letra e Murrizit

Shqetësimi që më duhet të përcjell tek Ju, merr shkas nga ajo që ka ndodhur ditën e Hënë, datë 25 Maj, gjatë transmetimit të një bisede të zhvilluar në studion e emisionit Opinion, programacion i Klan TV në cilësinë e Ofertuesit të Shërbimit Mediatik Auidioviziv. Gjatë bisedës mund të verifikohen lehtësisht shprehjet e përdorura nga moderatori i emisionit zoti Blendi Fevzi (ose Fevziu) (minuta 01:04:25).

Blendi Fevziu: Një nga mesazhet që mua më vjen i përsëritur në forma të ndryshme, por që thelbi mbetet i njëjtë që prej thuajse një viti zoti Meta, është ai që lidhet me të futurit e rinj në parlament. Për shumicën e shqiptarëve ata janë një shpërdorim i parave publike, janë karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor, shumë nën nivelin e përgjithshëm të shqiptarëve, gjysma e atyre janë njerëz që kanë treguar cënime të mëdha morale në raport me forcat politike që i kanë kandiduar. Pyetja ime është kjo: A kanë përgjegjësi këta liderë politikë që e mbushin Parlamentin me karagjozë të këtij niveli?

Siç dallohet lehtësisht, Zoti Fevzi, duke u fshehur pas zërit të popullit të mbërritur tek ai në forma të ndryshme e të paqarta për gjithë të tjerët që nuk janë populli i Fevziut, haptazi, rregullisht dhe dhunshëm përdor jo një, por një listë të gjatë me togfjalësha denigrues për njerëz të cilët qëllimisht i grupon në një kategori pa cituar as edhe një emër të vetëm. Kjo mënyrë të bëri “emision” është tipike e personazhit, shprehjet e përdorura prej të cilit fatkeqësisht më duhet ti zbardhja për t’ua referuar si më sipër.

E.D.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi i BE për të mos hapur kufijtë me Shqiperinë pas 1 korrikut?

Komento

Komente

  • Ludmilla Halili: 30/05/2020 19:04

    Per hir te Shqiperise, do te thoja PO. Per cfare kane bere opozita nder vite dhe janene te vertete :NO

    Përgjigju
  • Gjakmarrsi: 29/05/2020 08:30

    Populli shqiptar dhe jo vetem ka nje armik te dukshem. Ai eshte KAZANI qe i sherben ketyre partive banda qe nuk kane asnje vije ideologjike. Nuk dihet se cfare krahu perfaqesojne. Keta anadhistet jane pjese e rendesishme e bandes dhe e Kazanit. Keta jane me bythqirat, keta jane armiku i vertete i dukshem.

    Përgjigju
  • Ludmilla Halili: 29/05/2020 06:28

    Ka filluar dhe ai te perdore fjale te pergjithshme, per sharje, ofendime dhe shpifje. Turp per gazetarine dhe gazetaret tane.Nuk mund te pergjithsohen, dhe te futen ne nje kategori te gjithe?! Z. Murrizi ka te drejte. Mos u tut, zoti Murrizi Fevziu eshte prej atij fisi Ngjan si Sala,"burre" i pare Si ne shpifje dhe ne te share Veshet tona shume kane degjuar Ne vite, goja e tij cfare ka leshuar Ndaj ti Bledi mos leviz nga pozicioni Si gazetar "me pervoj" te televizioni Shume here gojen ke leshuar Eshte tash koha per t'a frenuar.

    Përgjigju
  • Korca: 28/05/2020 23:40

    Nese ata jane karragjoze dhe jo mendjendritur si ti, ska problem. Me mire ata sesa ty bythelepires, intrigant, fodull, i korruptuar, hajdut, i shemtuar e shume e shume te tjera

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 28/05/2020 21:49

    Ka te drejte Murrizi qe irritohet! Vertet niveli i deputeteve te rinj( por jo vetem) le per te deshiruar POR se mos ishin e jane me te mire ato te vjetrit!!! Ka 25 vjet qe fevzo i ka ne studjo! Vendi ka begatuar ne saje te tyre!!! Do preferoja me mire deputet Gjuzin( mbase nuk ka intelektin e pritur) sesa deputet Gjiknurin,Ahmetajn,Spiropalin,Beqajn etj qe intelektin e kane vene ne funksion te vjedhjes,mashtrimit e lepirjes ndaj shefit!!!

    Përgjigju
    • Luani: 29/05/2020 11:36

      Fiks. A thua ti keta deputetet e tjere qe kemi dhe qe kishim jane me te mire. Njeri me injorant dhe kriminel se tjetri...

  • Dori: 28/05/2020 20:57

    KARAGJOZ E DALLKAUK ME TE MADH SE TI NUK KA O FEVZIU...

    Përgjigju
  • asl: 28/05/2020 20:39

    N.q.s ta kalojne per karagjozillik z Bledi atehere jam dakort met ju por sma ha mendja se ju jrni nr.1 per korrupsion prandaj kerkon garden e vjeter te politikaneve se merr miza prej tyre.Palaço.

    Përgjigju
    • Andi: 30/05/2020 13:41

      o basho po pse ky ropshi qe ka vjedhur miliona toka ,edhe qe ka dore ne vrasjen e gjyqtarit konomi ne vlore ,kujton ti se ka nivel fevziu,ca niveli mor aman ka ky ropshi ,vetem.lepirje pushteyit ka ber ene kohen e sales unlidh me ata e mori toka e pasuri pafund ,ndaj del e ben gam gam se do na nje cope torte vajti kohe pa marr gje,kets gazetaret janr vetem shantazhues per njerzit e tyre e per interesat e tyre,pa ik derg nje tatimor te bizneset tij e shiko si ja kalon lulishit ky per opozitar,

    • Basho: 29/05/2020 07:34

      o ju camcakiza qe shani blendin Shum mire e ka vetem deputet Nuk jan ata banditat



×

Lajmi i fundit

John

Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë, Ahmetaj: Do të ndërtohen 522 banesa, sheshe e shkolla në Kurbin