Blendi Gonxhja apel prindërve: Mos rrezikoni jetën e fëmijëve duke i ulur në prehër në makinë, ndenjësja redukton mundësinë për dëmtime fatale me 71%

Blendi Gonxhja apel prindërve: Mos rrezikoni jetën e fëmijëve duke i ulur në prehër në makinë, ndenjësja redukton mundësinë për dëmtime fatale me 71%

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja shkruan se shumë prindër vendosin në rrezik jetët e fëmijëve të tyre kur drejtojnë makinën duke udhëtuar të pasiguruar me rripa sigurimi e duke mbajtur fëmijën në këmbë a prehër.

Teksa ka shpërndarë një foto ilustruese se si duhen ulur fëmijët në automjet për të shmangur rrezikun nga aksidenti, Gonxhja nënvizon se përdorimi i ndenjëseve redukton mundësinë për dëmtime fatale te foshnjat me 71%!

"Një numër befasues prindërish vendosin jetët e fëmijëve të tyre në rrezik kur drejtojnë makinën, duke mos përdorur ndenjëset e posaçme për fëmijë, duke udhëtuar të pasiguruar me rripa sigurimi e duke ngarë mjetin me fëmijë në këmbë a në prehër, apo duke i ulur fëmijët në sediljet përpara jo konform normave!

A E DINI SE? Përdorimi i ndenjëseve për fëmijë redukton mundësinë për dëmtime fatale te foshnjat me 71%!  Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësise, 500 fëmijë humbin jetën çdo ditë nga aksidentet rrugore! Kur udhëtoni me familjen, merrni masat që fëmija juaj të jetë sa më i sigurt! Përdoreni gjithmonë ndenjësen për fëmijë, në çdo udhëtim!  Zgjidhni një ndenjëse të përshtatshme, sipas peshës dhe gjatësisë së fëmijës!

Zgjidhni një model të certifikuar, që përmbush standardet e nevojshme të sigurisë (etiketë E që tregon se përmbush Standardin ECE të Kombeve të Bashkuara)!Të gjithë mund të luajmë një rol për sigurinë rrugore! Jep kontributin tënd, shpëto jetë", shrkuan Gonxhja.

Fotoja e publikuar nga Blendi Goxhja

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria